Kryqi i Kuq kinez, 30 mijë dollarë për familjet e përmbytura në Shkodër
Kryqi i Kuq Kinez i ka dhuruar Kryqit te Kuq shqiptar nje donacion prej 30 mije dollaresh, ndihme kjo qe do te perdoret per familjet e demtura ne qarkun e Shkodres nga permbytjetet. Ceku i eshte dorëzuar presidemntit te Kryqit te Kuq Shqiptar Shyqyri Subashit, nga ambasadori kinez ne vendin tone. Nderkohe drejtuesi i Kryqit te Kuq Shqiptar beri publik dhe projektin e ndihmave qe po ndjek organizata humanitare cdo dite per familjet e dëmtuara ne veriperendim te vendit.
“çdo ditë Kryqi i Kuq Shqiptar bën asistencën në zonat që i janë
ngarkuar të bëjë me një pako ushqimore, vazj, miell, sheqer, fasule,
oriz, për cdo familje dhe batanije” tha Subashi.
Drejtuesi i Kryqit te Kuq Shqiptar tha se organizata humanitare po
përgatit nje projekt afatmesem per te ndihmuar familjet e demtuara nga
permbytjet edhe ne bashkëpunim me donatore te tjere te huaj.
Edlira Sulejmani
< I mëparshmi