E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prof.Dr. Argjend Tafaj:Rakitizmi, deformimet kockore dhe pseudofrakturat

Autori i Lajmit: Denisa Kona

Rakitizmi ose Osteomalacia siç njihet me gjuhën mjekësore, karakterizohet nga dëmtimi i mineralizimit që përmban kocka. Kalciumi, fosfori dhe vitamina D janë të domosdoshëm për mineralizimin normal të kockës. Në situatë normale ekziston një ekuilibër ndërmjet nivelit të kalciumit dhe nivelit të parathormonit (hormon që mban në ekuilibër kalciumin dhe fosfatin, kripërtat e kckave). Një ulje e vogël e përqëndrimit të kalciumit në serum çon në rritje të nivelit të parathormonit që nxit absorbimin (përthithjen) e kalciumit në kockë. Vitamina D është produkt i lëkurës si pasojë e veprimit të rrezeve ultraviolet ose absorbohet në zorrë nga marrja me ushqime ose nga shtesat e saj në formë preparatesh. Aktivizimi i Vitaminës D në 25-hidroksi vitaminë D bëhet në mëlçi dhe më pak në tubat proksimalë të veshkave.
Etiopatogjeneza
Osteomalacia ose rakiti mund të jenë pasojë e uljes së efektit të vitaminës D nga marrja e pamjaftueshme e saj, mosekspozimit në diell, në të sëmurët me keqpërthithje (malabsorbim) ose me sëmundje të traktit gastrointenstinal. Alterimet e materialit kockor vihen re edhe në të sëmurë me sindromin nefrotik si pasojë e rrijtes së sekretimit renal të metabolitëve të vitaminës D. Të sëmurët me inuficencë renale kanë rritje të nivelit të fosfateve, ulje të aktivizimit të 1.25-dihidroksi të vitaminaës D dhe si pasojë ulje të përqëndrimit të kalciumit të jonizuar e cila mund të çojë në hiperparatiroidizim dytësor dhe osteomalaci të kombinuar me osteitis fibrozë cistike. Alterime të metabolizmit vihen re edhe gjatë intioksikimeve me alumin, në ata që përdorin preparate të fluorit etj.
Klinika
Marrja e kujdesshme e anamnezës është e rëndësishme për diagnozën e Osteomalacisë ose të insuficencës (pamjaftueshmërisë) së vitaminës D. Në anamnezë mund të gjejmë një sëmundje të kaluar me pasojë proces malabsorbimi. Të sëmurët me osteomalaci ankohen për dhimbje të përgjithshme duke përfshirë pelvisin, brinjët, kolonën dhe anësitë. Këta të sëmurë kanë anomali të skeletit si deformime të baçinit ose harkim të anësive të poshtme. Një shenjë tjetër e osteomalacisë tek të rriturit është dobësia muskulare proksimale (në kufijtë e përafërt) e cila është pasojë e ecjes analgjike ose duke u tundur. Në ekzaminimin objektiv dhimbja mund të provokohet me anë të palpacionit të thellë të tibias (fyellit të këmbës), brinjëve ose të degëve të kockës pubike (kocka që mbulon organin gjinor).
Diagnoza dhe diagnoza diferenciale
Për vënien e diagnozës së Osteomalacisë, përveç të dhënave të anamnezës dhe shenjave klinike kanë rëndësi edhe një sërë ekzaminimesh radiologjike, laboratorike dhe anatomopatologjike. Një ndër shenjat radiologjike të kësaj patologjie është prania e pseudofrakturave ose zonat Looser. Këto shihen në brinjë, në shpatulla dhe në kockat e gjata. Pseudofrakturat mund të mos diferencohen nga ato që shoqërojnë sëmundje të tjera të kockave. Shenja të tjera të sëmundjes janë frakturat e vertebrave. Defiçiti i vitaminës D mund të shkaktojë humbje të plotë dhe të pakthyeshme të pjesës kortikale të kockave. Në raste të dyshimta, për osteomalaci mund të jetë e rëndësishme biopsia e kockës, ku evidentohet rritja e osteoidit dhe ngadalësimi i mineralizimit të kockës. Rakiti shkakton anomali dhe pasojat janë pamundësi për të lëvizur, vonesë e rritjes, deformime të kockave të gjata dhe trup i shkurtër. Deformimet kockore të kafkës dhe brinjëve mund të shkaktojnë zgjerim të strukturave kraniale (të kafkës) dhe trashje të brinjëve në vendin e artikulacionit (rruazat rakitike). Ekzaminimi radiologjik gjithashtu nxjerr në pah gërryerje të buzëve të brinjëve, të emërtuara gropëzat Harrison.
Parametrat biokimikë
Në gjendjet ku vitamina D është deficitare, niveli i kalciumit në përgjithësi është normal ose lehtësisht i ulur, pasi niveli i Parathormonit rritet menëherë si kompesim i dëmtimit të aftësisë absorbuese të kalciumit. Gjithashtu, deficitet kronike të vitaminës D gjatë malabsorbimit- marrjes së pamjaftueshme nëpërmjet ushqimit ose gjatë insuficencës renale mund të rrisin kërkesat për sekretim hormonal të paratiroides duke shkaktuar shpesh hiperparatiroidizim dytësor dhe në disa raste edhe tretësor.

Shpjegimi

Hormoni që rregullon metabolizmin e përbërësve të kockave
Parathormoni rregullon metabolizmin e Ca dhe P në organizëm. Ky hormon e siguron një përqendrim mjaft konstant të këtyre elementeve në gjak (Ca= 9-11 mg %, P= 3-5 mg %). Kur mungon ky hormon atëherë bie sasia e Ca (kalciumit) në gjak (ndodh hipokalcemia), kurse në të njejtën kohë rritet sasia e fosforit (P), sepse në organizëm kalciumi dhe acidi fosforik janë të deponuar në eshtra në formë të kripës së kalcium-fosfatit. Sekretimi i parathormonit varet nga kalcemia. Hipokalcemia shkakton rritjen e sekretimit, kurse hiperkalcemia e zvogëlon sekretimin e parathormonit. Rritja e Ca në gjak (hiperkalcemia) e zvogëlon ngacmueshmërinë neuromuskulore. Në këtë rast dobësohen muskujt, shfaqen çrregullime në lëvizjet e lukthit dhe të zorrëve. Kur rritet sekretimi i Ca përmes urinës pas një kohe krijohen edhe gurëzat në veshka.

Mjekimi, sipas sëmundjeve të tjera të pacientit

Osteomalacia shpesh është një sëmundje që shërohet, por këta të sëmurë në të shumtën e rasteve mbeten të padiagnostikuar. Deficitet e vitaminës D mund të mjekohen me doza fiziologjike të saj, por mund të përdoren edhe doza më të mëdha (1500-5000 UI ë ditë). Është e këshillueshme të monitorohet niveli i kalciumit në serum dhe në urinë si dhe i 25-hidroksi vitaminës D, për të parandaluar intoksikimin me vitaminën D. Përdorimi i metabolitit aktiv të 25-hidroksi vitaminës D (Calderol) ndonjëherë mund të jetë i nevojshëm të përdoret në të sëmurët rezistentë ose në ata me sëmundje të rënda të mëlçisë. Në të sëmurët me dëmtin të funksionit të veshkave mund të jepet nga goja ose intravenoz vitaminë D për të frenuar sekretimin qelizor të parathormonit. Ka edhe mjaft analoge të tjera të 1.25 (OH)2 D të cilat nuk shkaktojnë heperkalcemi (kalcifikim të kockës që e fortëson apo shtresëzon–shpjegimi d.k), por ulin nivelin e parathormonit dhe janë të nevojshëm për tu përdorur në të sëmurët me insuficencë renale (pamjaftueshmëri të punës së veshkave).

9 turbullime të çuditshme gjumi. Ju vuani nga ndonjë?

Për shumë njerëz, gjumi është njëra nga kënaqësitë më të mëdha të jetës, ndërkohë që disave mund ti duket një torturë. Ka disa turbullime të gjumit, që as na kalojnë nëpër tru.Bile, as nuk e kuptojmë që vuajmë nga një gjë e tillë.
1. Sexsomnia ose “sleep sex” - është një turbullim i gjumit, në të cilin njerëzit bëjnë sex pa e kuptuar.në kohën që flenë. Ndodh si në rastin e somnambulëve, të cilët nuk kujtojnë asgjë nga çfarë ka ndodhur ose kanë bërë natën. Ata kërkojnë shumë vonë ndihmë nga një specialist sepse nuk e dinë që kanë këtë sëmundje.
2. Narkolepsia - Është një turbullim i gjumit në të cilin njerëzit i zë gjumi involuntar ( pa dëshirën e tyre), indiferent nga vendi ku ndodhen. Ata që vuajnë nga kjo sëmundje nuk janë në gjendje të rinë zgjuar periudha të gjata kohe dhe as nuk mund të gëzohen nga efekti i shlodhjes që të ofron gjumi. Nuk dihet akoma se çfarë e shkakton sëmundjen, por supozohet që është autoimmune ose gjenetike.
3.Somnilokvia ose sëmundja e të folurit në gjumë -Manifestohet ndryshe nga njëri tek tjetri. Disa nxjerrin tinguj në kohën që flenë, ndërkohë që disa mund të mbajnë diskurse të vërteta po ashtu në gjumë. Nuk njihet trajtim për sëmundjen.
4.Sindromul Kleine-Levin - Sëmundje e rrallë që karakterizohet me një nevojë të madhe për gjumë - gati 20 orë në ditë. Shfaqet më shpesh tek meshkujt. Eshtë e shoqëruar me sensacionin e urisë së madhe. Eshtë konsideruar o sëmundje autoimune ose gjenetike. Akoma nuk njihet trajtimi.
5. Sindromul i apnees në gjumë është një sëmundje e rëndë, në të cilën të sëmurët nuk marrin më frymë në gjumë dhe mund të vdesin duke ju marrë fryma. Mund të bëhen trajtime kirugjikale, ilaçe ose maska me oksigjen.
6. Sindromi Non-24 - ose aritmia cirkadiane - Në këtë sëmundje, organizmi nuk njeh ciklin e gjumit 24 orësh. Njerëzit që vuajnë nga kjë sëmundjë, i zë gjumi çdo darkë më vonë dhe zgjohen çdo mëngjes më vonë, sikur dita ka për ta më shumë se 24 orë. Ky sindrom shfaqet më shumë tek personat e verbër.
7. Sindromi i "këmbëve që nuk zënë vend" - Njerëzit lëvizin shumë para se ti zërë gjumi. Më shumë kap këmbët, por mund të ndodhë e njëjta gjë dhe me duart.
8.Bruksismi -fërkimi i dhëmbëve është një zakon në të cilin njeriu kërcet dhëmbët në kohën që fle. Eshtë njëra nga turbullimet më të përhapura të gjumit në Amerikë. 40 milionë njerëz vuajnë nga Bruksismi.
9.Terrori nokturn - Është një turbullim gjumi i karakterizuar me zgjimin papritur nga gjumi me ulërima. I sëmuri kujton shumë rrallë se çfarë ka ëndërruar. Në krahasim me ëndrrat e këqija, terrori nokturn mund të provokojë trauma.

Zemra ka nevojë për hekur

Një studim i shkencëtarëve amerikanë tregon se konsumimi i hekurit ndihmon në kontrollin e shtypjes së gjakut dhe faktorëve të tjerë të dëmshëm për zemër. Rezultatet e studimit, që thonë se hekuri është i dobishëm për zemër, mund të shpjegohen me veprimin e antioksiduesve, të pranishëm në hekur. Studimi ka zgjatur 18 javë dhe është bërë në kafshë laboratorike. Krahas uljes së shtypjes së gjakut, konsumimi i hekurit është parë se çon edhe deri te zvogëlimi i proceseve inflamatore në organizëm, duke mbrojtur edhe muskulin e zemrës. Analizat shtesë kanë treguar se hekuri e mbron zemrën më shumë sesa ilaçet për zbritjen e shtypjes së gjakut, thuhet në revistën "Journal of Gerontology".

Ky lajm është publikuar: 11/05/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›