E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbardhet Traktati “tradhtar” Shqiptaro-Italian më 1926

Autori i Lajmit: Denisa Kona

Çfarë ndodhi më 11 Dhjetor 1926 në zyrat e shtetit mbretëror shqiptar të drejtuar nga Ahmet Zogu? Çfarë ishte ajo marrëveshje që u njoh në historiografinë komuniste 50-vjeçare si njolla e turpit të ish-ministrit të Jashtëm të asaj kohe Hysein Vrioni? Cilat ishin pikat e marrëveshjes që tregojnë për shitjen e Shqipërisë?
Për herë të parë, gazeta “Ballkan” paraqet përmbajtjen e dokumentit origjinal në të cilin është botuar marrëveshja e keqpërfolur mes Shqipërisë dhe Italisë. Fletorja Zyrtare e datës 11 dhjetor 1926 me nr.218. paraqet tekstin e plotë të Traktatit Shqiptaro-Italian si dhe shpjegimet rreth tij të Hysen Vrionit para Dhomës së Deputetëve të Parlamentit.

Bashkimi i Kombit
Fletorja Zyrtare
Tiranë, e Shtundë 11 Dhetuer 1926
Vjet V
Nr. 218
Këtu poshtë botohen: 1)Fjala e z.Ministër të P. Të Jashtme të mbajtun në Dhomën e Deputetvet mbi paktin e miqësis e të sigurimit Shqiptaro-Italian, 2) Tekstualisht Paktin, 3)Raportin Justifikues, 4) Vendimin e Komisionit Parlamentar dhe 5) Raportin e Komisionit Parlamentar bashkë me përkëthimin e Notës të dhanun nga Ministri fuqiplotë tItalis në Durrës:
Zotrinj Deputet,
1)Qeveria, e desiduar (vendosur) për paravajtjen e vendit ton dhe e inspiruar me ndjenja miqësore për gjith fqinjt e saj, sot ju paraqit një pakt miqësie dhe sigurimi lidhur me fqinjen ton të madhe Italinë.
2)Si do të shifni, ky pakt nuk ka tjetrë qëllim, vetëm shtrëngimin miqësor mes dy shteteve dhe kështu interesat te këto dy qeverivet sigurohen e respektohen me një këmb dhe reciprokisht. Në emër të Qeverisë, si Ministër i Punëve të Jashtme e konsideroj një akt me sukses që për herën e parë Shqipnia bënë një Pakt me një Qeveri të Madhe dhe me një njesie të plot dhe me tërë kuptimin e fjalës me gjith dignitetin shtetnor të saj, duke ruajtur të drejtat me suveranitetin e saj absolyte.
Ky pakt, i cilli siguron miqësinë e të dy fqinjvet, me anën tjetrë me barabitjen e fuqive Kontrakuese naltëson e i dëfton gjith botës se sa asht e respektushme independenca e integriteti ynë.
Zotrinj Deputet,
Ky pakt nuk ndalon aspak shtetin të ket të këtilla lidhje miqësore me fqinjt e tjerë.Ky pakt nuk dëften aspak një mendim armiqësie për asnjë Shtet. Ky pakt dëften veten se Shqipënia asht sovrane dhe qeveria mbretnore italiane respekton këtë fakt solenisht dhe tregon ndjenja miqësore, për neve, ky pakt prapson çdo lakmim, ndalon çdo rrezik të dirizhuar kundrejt integritetit tonë. Si Ministr i Punëve të Jatshme, jamë i kënaqur nga venja e nënshkrimit tem në këtë akt dipllomatik i cili do të garantohet prej Lidhjes së Kombeve; sa për aprovim e ratifikim, këjo i përket Zotris Suaj.
2) Shteti Shqiptar i inspiruar nga principi që të përmbajë dhe të forcojë relacionet miqësore dhe paqsore me të gjith Shtetet, më 27 Nantor 1926 Ministër i Punëve të Jashtme dhe Ministir i Italisë pranë Republikës Shhqiptare kanë nënshkrue në Tiranë një paktë miqsie dhe sigurimi ndërmjet Shqipnis dhe Italis. Me këtë pakt, të dy Qeveritë kanë pasur për të vetmin qëllim të konsolidojnë relacionet e tyre miqsore, që fatbardhësisht ekzistojnë ndërmjet të dy Shtetevet dhe të kontribuojnë për përmbajtjen e paqes përbotshme.Teksti i paktit është ky:

Pakt Miqësije dhe sigurimi
Me qëllim që të forcojnë raportet e tyre reciproke miqësie dhe sigurimi për sa i përket pozicionit tyne gjeografik dhe për të kontribuar në konsolidimin e paqes.
Të shtytun nga dëshira që të përmbajnë Statuquo-n politik, juridik dhe toksor të Shqipnis në kuadron e paktit të Lidhjes së Kombeve, kanë vendosun të nënshkruajnë këtë pakt miqsie dhe sigurimi dhe kanë emnuer për këtë qëllim fuqiplotët e tyne; Shqipnia: Hysein Bej Vrionin dhe Italija: Barone Pompeo Aloisin të cilët mbassi kqyren letrat, fuqiplotët e tyre të gjetun në formë legale kanë vendun sa vijon:
Art. I Shqipnia dhe Italia njoftin dhe pranojnë se çdo veprë e drejtuar kudra statuquos politike, juridike, dhe toksore të Shqipnis asht kundra interesit tyne Poltik reciprok.
Art.II. Për mbrojtjen e këtij interesi të nalt-treguem të dy palët kontraktues detyrohen ti japin njëra-tjetrës përkrahjen e tyre mutual (morale) dhe bashkëpunimin e tyre kordial; detyrohen gjithëashtu që të mos të lidhin me pushtetet e tjera akorde Politike ose Militare në dëm tinteresave e palës tjetër dhe në dëm tinteresave që përfshin ky pakt.
Art. III. Palët detyrohen ti nënshtrojnë tek nji proseduer të posaçme miqësore ose arbitragi gjykimin e atyre çështjeve të cilat mund ti ndajnë dhe që skanë gjet dot nji përfundim me prosedurën diplomatike të zakonëshme. Modalitetet e kësaj prosedure rregullimi paqësor do të caktohen me nji konvencjon të posaçme e cila do të vendoset me nji kohë sa më të shkurtër.
Art.IV. Ky pakt do të vazhdojë për 5 (pesë) vjet dhe mund të denondohet ose të përsritret një mot më parë se të marrë fund.
Art.V. Ky pakt do të ratifikohet dhe pas kësaj do të rregjistrohet në lidhjen e Kombevet, Rartifikimet do të shkëmbehen në Romë.
U bë në Tiranë më 27 Ndanduer 1926.

Hysen Vrioni jep shpjegime për karakterin e marrëveshjes me Italinë

Raport Justifikues
Si dihet, jo vetëm Shtetet e vogjël, por edhe ata të mëdhenjt përpiqen ditë për ditë tue ba traktate në mes tyne për të shtrënguar marrëdhanjet miqësore dhe kështu, bashkë me paqen e përbotshme sigurojnë edhe nji atmosferë qetësije në vend të tyre, atmosferë e cila përmirëson zhvillimin në çdo fushatë të aktivitetit shtetnor!
Qeverija Shqiptare e inspiruar nga këto principet, lidh me Qeverin Italjane nji pakt miqësije dhe sigurimi! Ky pakt ka për qëllim kryesor përmbajtjen e status-quos politik, juridik dhe toksuer të Shqipnis. Kur flitet për statusquon e Shqipnis, duhet kuptuar përmbajtja e gjendjes determinueme nga traktatet e nënshkrueme legalisht nga të dy Qeverit kontraktuese dhe nga kuadroja e paktit të Lidhjes së Kombeve. Traktatet në fjalë janë ato qi ka nënshkrue Shqipnia që nga data qi u pranue si mis në Lidhjen e Kombeve dhe të cilat u nënshkruan dhe u çpallën legalisht.
Asht e nevojshme të përmendet se pakti i Lidhjes së Kombeve, ndërmjet te tjerave konsakron principin e legalitetit nga pikëpamja e sovranitetit dhe e indipendencës së të gjitha shteteve që janë misat e saja. Kësisoj, asnjë shtet, mis i Lidhjes së Kombeve nuk mundet të cenoj një Shtet tjetër, gjithashtu, mis i organizatës Ndërkombëtare të Gjenevës, pa hyrë në një kontradisksion flagrant dhe pa violue (dhunuar), ato angazhohen solenele qi ka marrë kundrejt gjith botës qytetëruar.
Pakti miqësis dhe sigurimi në fjalë asht nji akt i cili mga nji anë ua konfirmon ato të drejta vitale të kombit tonë dhe nga ana tjetër, tue qenë i kufizuem nga parimet e nalta të Lidhjes së Kombeve, konstituon edhe nji konfirmacion të ri për sovranitetin e plotë të Shqipnis.

Fqinja jonë e madhe respekton Status-quon e Shqipnis
Shqipëria angazhohet të mos lidhë marrëveshje politike dhe ushtarake kundër Italisë

Artikulli i I: Nartikullin e qartë shifet me kënaqësi se fqinja e jonë e Madhe konfirmon edhe nji herë respekton dhe garancin e statuquo-s të Shqypnis politikisht, juridikisht si dhe përsa i përket tanësis tokësore. Ky respektim dhe këjo garanci ashtë po me atë gradë qi i imposohet çdo Shtetit mis i Lidhjes së Kombeve. Kështu pra, çdo vepër e drejtuar kundër statuquo-s politik, juridik dhe toksuer të Shqipnisë cenojnë politikën e Pushtetes mikësh po me atë grad sa cënojnë politikën e çdo pushteti mis i Lidhjes së Kombeve. Ska dyshim se kur flitet për nji vepër turbulluese kuptohen ato vepra qi me të vërtet mund të na cenojnë ato të drejta të nalt-tregueme dhe kur këtë cenim e kanë për qëllim.
Po tanalizohet fraza Statuqo politik, juridik dhe toksuer, kuptohet sheshazi se a) Statuquo politik do me thanë përmbajtja e asaj gjendje qi i siguron Shtetit Shqiptar të gjitha të drejtat e tij indipendencë dhe sovraniteti; b) Status-quo juridik dëfton përmbajtjen e gjendjes aktuale e sigurum Shqipnis nga Traktatet ndërkombëtare që nga dita e hyrjes së Shqipnis në Lidhjen e Kombeve.
c) Sa për Statu-quo-n toksore ky do me thanë përmbajtja e kufivet politike të Shqipnis të njoftun dhe të caktuem ndërkombëtarisht, domethënë kufit e caktuem nga Konferenca e Ambasadorëve dhe garantue nga Lidhja e Kombeve. Ska dyshim se Statuquoja politik na siguron mbajtjen e gjith atyne të drejtave të nji Shtetit Sovran të dispozoj plotësisht nga fati i tij, të shpalli luftë dhe të lidhë traktate paqeje, të lidhë traktate militare, të lidh traktate të çdo lloji, politike, ekonomike, juridike etj. etj.
Artikulli II. Artikulli i dytë cakton qartazi që Italia ka për të na vue në dispozicion tonë kualitetin e sajë jo vetëm si palë kontaktuese e këtij pakti, por edhe si mis i Lidhjes së Kombeve, për përmbajtjen e këtij Statu-quo politik, juridik dhe toksor; çashtje vitale për Shqipnin. Le të shtohet se përkrahja e determinueme në këtë Pakt në rast nevoje mund të manifestohet vetëm po ta kërkoj dhe ta pranoj Shqipnia.
Italia kundrejt nesh angazhohet të na japë në rast nevoje mbështetjen e sajë dhe të na sigurojë për gjithë kohën e vazhdimit të këtij pakti bashkëpunimin e saj kordial. Natyrisht, ne kundrejt këtyre, angazhohemi të mos lidhim kundër Italisë akorde politike ose militare me Shtetet e tjera dhe ky angazheman si dhe të tjera janë reciproke.

Dekorata
Ministria e Punëve të Jashtme, sikurse njoftohet në Fletoren Zyrtare 5 mars 1926, vë në dijeni dekorimet që Mbreti i Italisë u akordon disa personaliteteve të shtetit shqiptar. Midis emrave në listën e gjatë të të dekoruarve janë edhe z. Ilias Vrioni, Ministër i Punëve të Jashtme me nderimin “Grande Cordone della Corona dItalia” si dhe Hussein Vrioni, zv.ministër i Punëve të Jashtme me të njëjtën gradë.

Ky lajm është publikuar: 11/05/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›