Topi: “Gati tryezën për dialog, por palët të gjejnë zgjidhjen”
Autori i Lajmit: Redaksia
“Për tu marrë vesh, duhen dy palë. Për të bërë divorc, mjafton një palë”, - tha presidenti Bamir Topi duke komentuar për mediat situatën politike në vend duke deklaruar angazhimin e tij për ndërmjetësim të dialogut mes palëve. Por si5 theksoi Topi, “si president nuk kam forcë ligjore të zgjidh krizën”, pasi i takon palëve politike ta bëjnë këtë pasi Shqipëria është një Republikë Parlamentare. Aktualisht sipas Presidentit, ende nuk ka asnjë dialog institucional mes paleve. Në kuadër të zgjidhjes së situatës politike, referuar protestës me grevë urie të opozitës për të dhjetën ditë radhazi, Kreu i shtetit vërejti për mediat se ende nuk ka asnjë dialog institucional mes palëve. “Ende nuk ka një dialog institucional që ka të bëjë me situatën politike në Shqipëri” tha Presidenti në dalje të Galerisë së Arteve ku ndodhej për një ekspozitë kushtuar të përndjekurve politikë. "Ka një shprehje që ju duhet ta dini: Për tu marrë vesh, duhen dy palë. Për të bërë divorc, mjafton një palë. “E thashë këtë, që është domosdoshmëri kur të diskutojmë për dialogun, është domosdoshmëri që partitë politike, mazhoranca dhe opozita të ulen në tavolinën e dialogut", vuri ne dukje Presidenti. Topi sugjeroi që forcat politike të gjejnë zgjidhjen e nevojshme sa më shpejt, sepse nga ana e tij si President, tryeza do të jetë e gatshme për 5do lloj dialogu që sjell zgjidhje të kësaj krize. "Kam qenë në përpjekje dhe vazhdoj të jem në përpjekje të vazhdueshme. Nuk është e thënë që përpjekjet të jenë publike, të demonstruara, por janë një impenjim i punës sime dhe i aktorëve të tjerë institucionalë, pa diskutim, por edhe i bashkësisë ndërkombëtare që këtë situatë të pakëndshme ta zgjidhim sa më shpejt".
Tryeza të jetë me rezultat
Por, problemi i formalizimit te tryezes, sipas Presidentit eshte nje 5ështje sekondare, pasi primare sipas tij, është vullneti i palëve për të dalë nga kjo situatë aktuale që kreu i shtetit e vleresoi "të pakëndeshme". "Tryeza e Presidentit mund të riinstalohet në çdo kohë, por tryezë që të jetë me rezultate, jo tryeza për tryezë që të fillojë ti bjerë dhe vlera" theksoi Topi.
"Më e rëndësishmja është që të kenë vullnetin politik për të dalë nga kjo situatë që është e pakëndshme. Është dhe në koshiencën edhe të qytetarëve, të cilët janë larg politikës, që kjo situatë duhet të mbyllet në mënyrën më korrekte të mundshme. Se si e mbyllin, janë partitë politike. Presidenti ka vullnetin, ka predispozicionin, ka dëshirën që të vendoset dialogu, të rifillojë komunikimi institucional", tha Topi duke shtuar se do te respketonte ate vendim qe shkon ne interes te qytetarit. "Unë do të respektoj, si President i Republikës, të gjitha vendimet që janë në favor të Shqipërisë, të shqiptarëve, të institucioneve, të imazhit të Shqipërisë, të interesit të çdo qytetari". Duke i mëshuar idesë se për zgjidhje të krizës duhet vullnet, Topi theksoi se në funksionin e Presidentit, personalisht nuk ka forcë ligjore të zgjidhë krizën. "Presidenti nuk ka në dorë asnjë instrument ligjor që të detyrojë palët. Kjo ka qenë arsyeja që në mënyrë të vazhdueshme, unë kam thënë: gjithçka varet nga vullneti politik i partive.Shqipëria nuk është një republikë presidenciale. Ju duhet ta dini! Shqipëria është një republikë parlamentare. Çdo gjë projektohet sipas vullnetit të popullit, projektohet në parlament", u shpreh Topi. Por, per Presidentin zgjidhja e situates aktuale politike duhet te vije se shpejti dhe per arsyen se shqiptaret jane merzitur nga kjo gjendje. "Ka shumë qytetarë, të cilët nuk merren me politikë. Ka shumë qytetarë që janë mërzitur nga politika, por kjo nuk do të thotë që qytetarët shqiptarë, që edhe smerren me politikë, që skanë dëshirë të merren me politikë, të dënohen nga politika".
Ky lajm është publikuar: 11/05/2010