Profesor Hubert Hasenauer nderohet me “Ylli i Mirënjohjes Publike”. Rama: Mbolli në UBT një frymë të re, konstelacion i rrallë në qiellin tonë

Proferori Huber Hasenauer, rekori i Universitetit Boku në Austri është nderuar me medaljen “Ylli për Mirënjohejn Publike”. Në fjalën e tij kryeministri Edi Rama e ka konsideruar këtë moment jo vetëm si simbolik që nxjerr në pah lidhjen mes traditave të dy vendeve, por si një spirale të përbashkët vlerash, dijesh dhe përkushtimi.
Rama theksoi se Hasenauer është një konstelacion i rrallë yjesh që kanë xixëlluar qiellin shqiptar ku ndriçohen figura që i kanë dhënë vendit tonë kulturë, gjuhë, identitet dhe dritë.
“E meriton plotësisht këtë nderim. Është moment simbolik që si nxjerr në pah lidhjen mes dy traditash, të vjetra dhe jo të vogla, austriake dhe shqiptare. Në një spirale të përbashkët vlerash, si dija, përkushtimi, dashuria për tokën, edhe të njeriut.
Unë pata dëshirë sot, t’iu them se ju i bashkoheni një konstelacion yjesh që nga Austria kanë xixëlluar mbi qiellin e Shqipërisë.
Është konstelacion i rrallë ku ndriçohen figura që i kanë dhënë vendit tonë, kulturë, gjuhë, identitet dhe dritë.
Sot profesori, është i fundmi i një zinxhiri të gjatë që shtrihet në shekuj dhe që zanafillën e ka në Vjenën ku u dëgjua për herë të parë tingulli i shqipes.
Huberti nuk është austriaku i parë që dekorohet në këto vise. Pararendësit janë njerëz vërtet të nderuar, emri i tyre ka mbetur në historinë e këtij vendi siç do mbetet dhe emri i Hasenauerit.
Ajo që është mbresëlënëse dhe prekës, është që Austria nuk e pa kurrë Shqipërinë si periferike, por e pa si një dritë që nuk duhej lënë të fikej.
Dhe edhe në eksperiencën time personale, qysh në kontaktin e parë me Austrinë, qoftë si individ, qoftë si zyrtar e kam ndjerë pikërisht këtë që, është filli i gjatë që lidh marrëdhënien mes Austrisë dhe Shqipërisë”, deklaroi Rama.
Kryeministri vlerësoi frymën e re që profesor Hasenauer ka sjellë në Universitetin Bujqësor të Tiranës shpresë, ambicie, pasion dhe besim.
“Falë frymës suaj, UBT-së i ka rilindur jo vetëm shpresa, por ambicia, dëshira, pasioni dhe mbi të gjitha besimi që mbështetet ter një trup akademike e cila individualisht i ka të gjitha vlerat e nevojshme, por kolektivisht e kishte jashtëzakonisht të vështirë që të mblidhej dhe të ndihej e bashkuar për një qëllim, një ambicie dhe një besim”, shtoi ai.
/rtsh.al/