AMP prangos efektivin, i mori 60 mijë lekë të reja që t’i nxirrte mjetin nga pika e bllokimit

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar arrestoi në flagrance një punonjës të Policisë Rrugore në Durrës.
Sipas AMP-së, efektivi me detyrë Trupë Shërbimi i Trafikut Urban dhe Interurban i kishte marrë 60 mijë lekë të rinj një qytetari, me premtimin se do ti nxirrte automjetin e bllokuar më herët në Pikën e Bllokimit, si dhe mos vendosjen e masës administrative.
Efektivi i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” do të hetohet nga SPAK për përfshirjen e mundshme të personave të tjerë në këtë veprimtari kriminale.
Gazetare: Flutura Tota
/rtsh.al/