Profil/Kush është Lukas Papademos, kandidati për kryeministër në Greqi?
Ishte Luca Papademos, ekonomist dhe ish-guvernator i Bankës qendrore dhe ish numri dy i BCE-së, që udhëhoqi Greqinë jashtë krizës së vështirë financiare. Pas negociatave të gjata, kryeministri që po largohej, George Papandreu dhe udhëheqësi i opozitës së demokracisë së re, Antonis Samaras, duket se arritën ne një marrëveshje për emrin e shefit të ri ekzekutiv së përkohshëm, i cili duhet të bindë Bashkimin Europian dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar të japin 8 miliardë euro ndihmë të nevojshme për vendin brenda 15 dhjetorit, për të paguar faturat dhe për të shmangur falimentimin në minutën e fundit.
Kush është Papademos? Me një përvojë mjaft solide si një profesor universiteti, por edhe në financë ndërkombëtare, Lucas Papademos, 64 vjeç, ish zëvendës-president i Bankës Qendrore Europiane (BQE), është një personalitet mjaft i shquar dhe i respektuar në Greqi e jashtë saj dhe i ka të gjitha kredencialet për të zënë karrigen e kryeministrit së qeverisë së bashkimit kombëtar të Athinës për të zëvendësuar George Papandreu.
Atëherë i takon atij detyra përbuzëse për të siguruar tregjet dhe partnerët europianë pas rrëmujës së shkaktuar nga Papandreu me propozimin e tij (që më pas u tërhoq) për një referendum mbi një paketë masash rënë dakord me Europën më 27 tetor dhe për ta çuar vendin në zgjedhje politike të parakohshme, të planifikuara në shkurt. Kurrikulumi i Papademos-it është shumë i respektuar dhe të gjithë janë dakord mbi faktin se ka profilin e duhur për postin e kryeministrit në një Greqi në prag të kolapsit. I lindur në Athinë në vitin 1947, pasi u diplomua në kryeqytetin grek, Papademos studio në SHBA, ku u diplomua në Institutin e Teknologjisë në Massachusetts (MIT), më parë në Fizikë e më pas mori doktoraturën në Inxhinieri Elektronike në vitin 1972 dhe një në ekonomi në vitin 1978. Ndërsa studionte, ka punuar si kërkues në MIT. Karriera e tij akademike fillon pranë Departamentit të Ekonomisë në universitetin e Kolumbisë në Nju Jork, ku gjatë periudhës 1975-1984, shërbeu si asistent dhe më pas si profesor. Në vitin 1980, hyri si ekspert ekonomie në Bankën Federale të Rezervave të Bostonit. Në vitin 1985, u kthye në Greqi për t’u bërë këshillues ekonomik i Bankës së Greqisë, një pozitë që e ushtroi deri në vitin 1993. Në të njëjtin vit, u emërua zëvendës-guvernator dhe në vitin 1994 guvernator i Bankës së Greqisë, pozitë që e mbajti deri në vitin 2002. Në këtë pozicion, Papademos ka pasur një rol kyç në procesin e integrimit së Greqisë në zonën e euros. Më vonë ai u bë zëvendëspresident i Bankës Qendrore Europiane, pozitë që e mbajti deri në muajt e parë të vitit 2010. Nga viti 1998 Papademos është docent ekonomie pranë universitetit të Athinës dhe nga viti 2006 është anëtar i plotë i Akademisë së Athinës.
Ai është ende anëtar i Këshillit të BQE-së (që nga viti 2010), anëtar i Këshillit të përgjithshëm së të njëjtit institut ( që nga viti 1999) ndërsa ka qenë anëtar i Këshillit të Institutit Monetar Europian (1994-1998), president i nën-komitetit për Komitetin e Politikës Monetare në Komisionin e guvernatorëve të Bankave Qendrore të Komunitetit europian (1993-1995). Në periudhën 1989-1990, ishte në mesin e grupit të ekspertëve të udhëhequr nga profesor Angelos Angelopullos, themeluar nga kryeministri i asaj kohe, Senofonte Zolotas, për të kryer një studim mbi procesin e stabilizimit dhe rritjes së ekonomisë greke. Ai ka qenë gjithashtu këshilltar i grupit Schneider Electric për vlerësimin e programit për kërkime ekonomike të Komunitetit europian. Në vitet 80, ai ishte pjesë e Këshillit së Qendrës për planifikim e kërkime ekonomike dhe te Komitetit Padoa-Schioppa, i themeluar nga presidenti i Komisionit europian të asaj kohe, Jacques Delors. Ka dhe shumë botime të publikuara nga Papademos, vetëm ose në bashkëpunim me ekspertë të tjerë me famë ndërkombëtare, mbi të gjitha mbi politikën monetare, mbi sistemin monetar europian, raportet bankë-kredi dhe sistemet financiare.