E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha në Panairin e Librit: Vizitova librin, anashkalova dështakët e politikës që duan të shndërrohen në shkrimtarë

11-11-2011 / Gazeta 55

Kryeministri Sali Berisha vizitoi sot Panairin e Librit në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, ndërsa s’ka lënë pa komentuar “Kurban”-in e kreut të opozitës, Rama. Berisha anashkaloi stendën ku ishte publikuar libri i kreut të PS. I pyetur nga mediat në lidhje me këtë, shefi i ekzekutivit theksoi se edhe pse ai është libradashës ai nuk mund të vlerësojë dështakët e politikës që duan të shndërrohen në shkrimtarë. “Nuk ishte e paqëllimtë sepse unë jam një libër dashësh. Zoti i mbrojtë letrat tona nga politikanët e dështuar, por zoti e mbrojtë politikën nga shkrimtarët e dështuar. Nuk mendoj se meritojnë nderim ata që dështojnë në politikë, letrat nuk janë për strehë, janë eliksir i mendimit ndaj dhe jo pa qëllim u mora me shkrimtarët e vërtetë dhe lashë mënjanë dështakët e politikës që duan të shndërrohen në shkrimtarë”- u shpreh kryeministri Berisha.


Zoti Berisha i anashkaluat librat e politikanëve, përse?

Nuk ishte e paqëllimtë sepse unë jam një libërdashës, që në vitet e memories sime e deri më sot dhe më mbetet të them vetëm kaq, Zoti i mbrojttë letrat tona nga politikanët e dështuar, por Zoti e mbrojttë dhe politikën dhe po e mbron nga shkrimtarët  e dështuar. Kështu që nuk mendoj se meritojnë ndonjë nderim të veçantë, ata që po dështojnë në politikë dhe rendin pastaj tek letrat për të gjetur një strehë. Letrat nuk janë për strehë, letrat janë eleksir i mendimit të shoqërisë dhe të kombit, ndaj dhe jo pa qëllim u mora me shkrimtarët e vërtetë dhe lashë mënjanë dështakët  e politikës,  të cilët duan të shndërrohen  në shkrimtarë. Por bëra një gjë, zëdhënëses time i thashë – “shko bleje librin e kushëririt, se të ka bërë personazh në libër”.

E dënuat dhe Blushin për shkak të Ramës...

Është më ndryshe problemi, por nuk dua të përfshihem në rivalitetin e tyre. Nuk mund të them se janë e njëjta gjë, sepse e kam thënë dhe njëherë, biblioteka e gjyshit të Blushit ka libra sa gjysma e kësaj salle.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›