Profili i Asadëve, çelësit të diktaturës siriane
Siria është e përbërë gjeografikisht nga dy zona: një perëndimore që kufizohet me Mesdheun dhe tjetra me e gjerë që kufizohet me luginën e Eufratit. Kjo lidhje mes Mesdheut dhe Lindjes, shpjegon rëndësi që ka ky vend, i cili shpesh ka luajtur rolin e korridorit për shkëmbimin e mallrave mes Perëndimit dhe Lindjes. Deri në vitin 1918 termi Siri përfshinte territoret që sot quhen: Liban, Izrael dhe Jordani. Kufijtë e brendshëm të Sirisë janë artificial dhe reflektojnë ndërhyrjet që kanë bërë forcat e jashtme. Gjatë dominimit francez u rrit zhgënjimi i nacionalistëve arab, paralelisht me keqësimin e Perandorisë Otomane, në vazhdim sfiduar nga fuqia koloniale. Nacionalistët sirian i kundërviheshin tendencës për ta ndarë territorin dhe separatizmit mes minoriteteve fetare. Pakënaqësia bëhet një revoltë e hapur disa herë rresht mes viteve 1925 dhe 1945, kur trupat franceze largohet për shkak të ndërhyrjes angleze. Pavarësia e plotë arrihet në vitin 1946, duke e lënë të pazgjidhur problemin e kufijve. Në vitin 1948 prania e re e Izraelit dhe lidhja me konfliktin palestinez e komplikojnë skenarin. Pas pavarësisë, Siria kalon përmes periudhave të destabiliteti. Ndodhën disa grushte shteti që dëshmon vështirësitë e vendit për t’u përshtatur me realitetin e ri, për të gjetur një ekuilibër mes forcave të brendshme dhe për të normalizuar marrëdhëniet me fqinjët si Egjipti, Iraku, Jordania dhe Izraeli. Në vitin 1967 dhe vitin 1973 Siria përfshihet në dy luftëra kundër Izraelit. Nga ai moment është në fuqi marrëveshja e liberalizimit e sponsorizuar nga SHBA në vitin 1974. Në fillim të viteve ’70 lindi lidershipi i Hafiz Al Assad që përfaqëson një ndryshim thelbësor në jetën politike dhe sociale të Sirisë. Al Assad merr pushtetin e partisë Bath në vitin 1970 dhe në vitin 1971 zgjidhet President. Nën kontrollin e tij Siria bëhet një shtet i fortë me një kontroll të fortë social dhe gjithashtu rritet shumë nën udhëheqjen e tij panarabizmi. Stabiliteti i regjimit mbahet pavarësisht kolapsit të një aleati të rëndësishëm si Bashkimi Sovjetik, sepse marrëdhëniet mes të dyve ishin funksionale për shkak të interesave nacional dhe jo për bazat ideologjike. Këto rezultate u arritën me militarizimin e shoqërisë dhe të një përgatitje konstante për luftë. Ushtria dhe aparati i sigurisë bëhen instrumentet më të rëndësishme të shtetit. Gjithashtu, militarizimi ishte një faktor bashkues që përforcon sentimentet nacionale dhe lejon për tri dekada ndryshime të buta sociale. Pra, militarizimi i jetës publike kontribuon në krijimin e shpirtit sirian dhe ky ishte një ndër rezultatet më të rëndësishme të arritura nga Hafez Al Assad. Sot Libani është i njohur si shteti autonom dhe palestinezët konsiderohen vëllezër. Pavarësish se militarizimi limiton liritë personale, u vu me të vërtetë në dyshim dhe regjimi arriti të përballojë problematikat e vëllezërve myslimanë në vitet ’80. Hafez vdiq në vitin 2000, pasi qeverisi për rreth 30 vjet, duke kaluar prova sa të vështira aq edhe të rëndësishme.
***
Bashar Al Assad lindi më 11 shtator 1956 në Damask. Është një politikan dhe aktualisht është President i Republikës së Sirisë. Ai i përket sektit mysliman Alavit. Është djali i Hafiz Al-Assad Presidenti paraardhës dhe lideri i Partisë Bath. Me vdekjen e Hafiz Al-Alssad, në vend të tij e zëvendësoi për një kohë të shkurtër Abdulhaim Haddam. Në vitin 1988 Bashir u diplomua nga Universiteti i Damaskut në fakultetin e Mjekësisë. Ka bërë punime për “sëmundjet e syrit” dhe ka vazhduar shkollimin për këtë degë në Angli. Me vdekjen e vëllait Basil Assad në një aksident Bashir u kthye përsëri në Siri dhe u edukua për tu bërë trashëguesi i babait Hafiz Assad. Me vdekjen e babait, kryetari i përkohshëm Abdulhalim Haddam më 11 Qershor 2006 e solli Bashar Al Assad-in në krye të Forcave të armatosura të Sirisë. Me ndryshimin e nenit të Kushtetutës së Sirisë që e parashikon “Moshën minimale për të drejtë zgjedhjeje Kryetar” nga mosha 40, në moshën 34 Bashar Al Assad u bë Kryetari i Republikës së Sirisë. Pasi që u zgjodh Kryetar, ai vazhdoi traditën e babait të tij në marrëdhëniet me Izraelin dhe nëpër konferenca ndërkombëtare ka bërë fjalime kundër SHBA-ve dhe Izraelit, që ishte një qëndrim ndryshe nga shtetet tjera Arabe. Ngjarjet e 11 Shtatorit 2001 tensionuan marrëdhëniet SHBA-Siri, për arsye se SHBA-të e fajësuan Sirinë për "Mbështetje të Terrorizmit". Marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Sirisë u tensionuan ashpër pas vrasjes së Kryetarit të Liban-it Refik Hariri. SHBA-të në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuar ka dhënë kontribut për kalimin e Rezolutës 1559, ku parashihet që ushtarët Sirian të tërheqjen nga Libani.
***
Sa të pasur janë Assad-ët? – Këtë pyetje ngre revista gjermane “Der Spiegel” në një artikull të saj. Natyrisht të dhënat nuk janë shumë të qarta. Në vitin 2006 një ekspert izraelit për Sirinë thoshte se ata kanë 3 miliard dollarë pasuri. Agjencia jordaneze Albaëaba thotë se ata peshojnë rreth 40 miliard dollarë, që do thotë tre herë më shumë se volumi vjetor i eksporteve në vend. Kurse Canadian Business Online shkon më tej kur thotë se Assad-ët kanë pasuri 122 miliard dollarë. Por klani i tyre nuk ka qenë kurrë kaq i pasur. Hafis Al Assad, patriarku i klanit, u lind në vitin 1930 si biri i një familje të varfër, që i përkiste minoritetit fetar alavit. Ishte i pari nga familja që bëri një shkollë të lartë. Karriera e tij ishte e shpejtë, 16 vjeç u fut në parti, 22 vjeç në shërbimin ushtarak dhe 12 vite më vonë ishte gjeneral. Në vitin 1971 me puç shteti arriti në krye të Sirisë. Nuk e lëshoi pushtetin deri në vdekjen e tij në vitin 2000 dhe më pas vendosi t’ia linte atë të birit, Basharit. Në total klani i Assad-ëve shkon deri në mijëra. Rrjeti i nepotizmit është shumë i përhapur. Sipas agjencisë Albaëaba, vetë presidenti Bashar Al Assad ka një pasuri prej 2 miliard dollarë, të vendosur në Zvicër në llogari bankare. Një sirian fiton mesatarisht 200 dollarë në muaj. Ekspertët mendojnë se Bashar është përfshirë në afera përpara se të vdiste babai i tij. Bëhet fjalë për pastrim parash, për të cilat Bashar merrte një komision prej 25 përqind.
Por më i pasuri i klanit mendohet se është Rami Makhluf, kushëri i Basharit. Nëna e tij ishte motra e Hafizit, patriarkut të klanit. SHBA dhe BE kanë vendosur ndaj tij sanksione për shkak të mënyrës se si e ka bërë pasurinë. Sipas Financial Times, Makhluf kontrollon 60 përqind të ekonomisë së Sirisë. Pseudonimi i tij është ‘zotëria 5 përqind’. Kjo do të thotë se askush nuk bën dot biznes në Siri pa i dhënë atij pjesën. Gazeta franceze Le Monde thotë se pasuria e tij është 6 miliard dollarë. Ka në pronësi një kompani të telefonisë së lëvizshme, hotele luksozë, restorante, imobiliare, linjën e parë private ajrore në Siri, rrjete supermarketesh, aksione në banka, në kompani sigurimesh, rrjete televizive, shkolla private si dhe monopolin në importin e cigareve në Siri. Nga investimet e huaja nuk përfituan kurrë qytetarët, por vetëm një dorë njerëzish. Problemi që lind tani është se Siria ka nevojë të dëshpëruar për të reformuar ekonominë. Ekspertët vlerësojnë se në vitin 2015 Siria do të duhet të importojë naftë, në vend që të eksportojë. Se me çfarë do jetojë më pas vendi, nuk dihet. Asgjë tjetër nuk prodhohet për eksport.
***
Ushtria e Sirisë përbëhet sipas burimeve zyrtare nga 320 mijë ushtarë. Në përgjithësi armatimi i tyre vjen nga Bashkimi Sovjetik. Ndryshe nga Gadafi, Bashar Al Assad disponon forca shumë më të fuqishme, aftësia e të cilave në rast të konfliktit të hapur nuk është e vlefshme.Më 5 shkurt, gjenerali Mustafa al-Sheickh, zyrtari më i lartë sirian, kishte zbuluar se ushtria e Al Assadit nuk do të jetë në gjendje të rezistojë presioneve të opozitës "deri në fund të muajit". "Forcat e armatosura do të shemben në muajin aktual për shkak se gradat janë ulur në 65 për qind ashtu si dhe objektet për shkak të mungesës së pjesëve të këmbimit". Në veçanti, "aftësia e trupave të Assadit për të luftuar" është "40 për qind i përket mjeteve dhe 32 për qind stafit. Në këto kushte ushtria nuk do të zgjasë më shumë se një muaj. Disa elementë kanë kontaktuar Ushtrinë e Lirë Siriane duke kërkuar ndihmë të dezertojnë".
Vlerësimet të ngjashme me ato të ushtrisë së Gedafit janë bërë shpesh, por që i rezistuan sulmeve të NATO-s për shtatë muaj. Nuk është e lehtë për t’u kuptuar se si do të reagojë Moska përballë një sulmi ndërkombëtar në Siri