Profili i Skampës quhet "Hapja"
Hapet sot Festivali Ndërkombëtar i Teatrit Alternativ "Skampa 2009" në Elbasan, 27 tetor deri më 1 nëntor, me pjesëmarrjen e 12 trupave. Edicioni i 11-të është titulluar "Hapja" (Openness) ka teatrin në raport me plastikën dhe muzikën.
Drejtori Artistik dhe organizatori, Adonis Filipi, tha se si çdo vit, festivali paraqet një profil të caktuar, dhe kësaj here, ky profil i kushtohet "Hapjes" "pasi synimi është gjithëpërfshirja e elementëve të rinj të teatrit, duke i qëndruar besnik natyrës së festivalit. Do të veçoja praninë e trupave që vijnë nga Polonia dhe Serbia."
Nata e parë e festivalit hapet me ekspozitën e shfaqjeve më të mira ndër vite nga fotografi Gentian Topalli dhe në orën 18.30 prezantohet trupa e Elbasanit me "Koloneli Zog" i Hristo Boicev me regji të Alfred Trebickës.
Ja edhe kalendari i gjashtë netëve në Skampa.
27 tetor ora 18.30
Teatri "Skampa" çel festivalin me shfaqjen "Koloneli Zog"
Me autor Hristo Boicev, regji të Alfred Trebickës, skenografi të Fatbardh Markut. Aktorë: Romir Zalla, Marin Orhanasi, Hysen Mullajonuzi
28 tetor 11.30
Teatri profesionist Prizren, Kosovë me shfaqjen "Dosja K", dramatizuar nga Pirro Mani/ S. Isufi, regjizore Iliriana Arifi dhe aktorët Guliem Radioja, Fatime Sefaj, Shkëlzen Veseli, Zana Durak etj
18.30
Teatri Kombëtar, Bitola Maqedoni me shfaqjen "Mis Xhuli" shkruar nga A. Strindzberg, regji të Blagoi MIcevski ndërsa aktorët janë Vasko Mavrovski, Marshin Mircevski, Ivan Jercik etj.
29 tetor 18.30
Teatri Kto nga Krakoë e Polonisë për herë të parë në këtë festival. Shfaqja e titulluar "Shes shtëpinë, në të cilën nuk rri kurrë më" me regji të Jerzy Zon, i cili gjithashtu e ka shkruar dhe ka bërë muzikën e pjesës. Kostumografia nga Zofie de Ines, Johana Jasko-Sokra dhe aktorë Grazyna srebrny-Rosa, Marta Zon, Jacek Boczynski etj
30 tetor 11.30
Atelier 3 Theatre, Tiranë me shfaqjen Banorët e shkallës 5 nga Kin Dushi me regji të Sonila Ulqinaku, skenografia e Klajd Kapidanit dhe muzikë të Bojken Lakos. Aktorët e kësaj pjese janë Valdrin Asani, Ermira Hysaj, Arbër Islami, Xheni Demi, Klodian Hoxha etj
18.30
Teatri serb "New Wave Balkan" nga Beogradi vjen me shfaqjen "Muma Paduri". Me autor Vesna Stankovic, koreograf Petar Pjer Rajokovic, kompozitor Branko Isakoviç, kostumet Jelena Peresic dhe aktorë Zoran Pajic, Dusica Novakovic, Lepomir Ivikovic etj
Teatri serb vjen gjithashtu për herë të parë në këtë festival.
31 tetor 18.30
Teatri "Hotel Bulic" I Zagrebit Kroaci sjell shfaqjen "Evita". Me regji të Senka Bulic, skenografi Tomislav Curkovic, kostumografi Oliver Jularic dhe kompozitor Aleksandër Antic dhe Luka Barbic. Aktorët janë Nina Violic, Jelena Miholjevic, Darko Japelj
21.30
Teatri Saraza bfa Sasasri i Sardenjës me shfaqjen Medeamaterial nga H. Myller , regji të Romano Fonddai, aktorë Stefani Petretto, Romano Fonddai, Maria Paola Dessi
1 nëntor 18. 00
Koncert i folkut me ansamblin e Pukës.
18.30
Teatri Kombëtar
Art Blu Albania me "Menaxherja e qelqtë" nga Tenesee Williams, me regji të Adonis Filipit, kostumografi të Blagoi Micevski dhe aktorët Yllka Mujo, Monika Lubonja, Arben Derhemi, Nertian Licaj
Zuvdija Hoxhiç ekspozon tek Ministria e Kulturës
Në kuadër të bashkëpunimit kulturor Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Ambasada e Republikës së Malit të Zi, organizon hapjen e një ekspozite me vepra të akademikut Zuvdija Hoxhiç, sot në orën 10.30, në sallën "Ibrahim Kodra".
Pjesa e dytë e aktivitetit është një sesion shkencor që do të mbahet nga Prof.dr. Novak Kilibard, në orën 17.30, në sallën "Tefta Tashko Koço".