Kosovë/ Opozita kundër bisedimeve teknike me Beogradin
Përfaqësuesit e partive opozitare në Kosovë mendojnë se nuk duhet të ketë bisedime teknike mes Prishtinës dhe Beogradit, në një kohë kur nuk janë rregulluar çështjet teknike.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës akuzon krerët e shtetit se po futen në bisedime me Beogradin, në një kohë kur nuk kanë përpara një platformë të qartë me të cilën të paraqiten në këto negociata.
"Ne në AAK mendojmë se Kosova si shtet sovran duhet të bisedoj me të gjithë fqinjët, rrjedhimisht edhe me Serbinë, por mendojmë se Kosova në gjendjen në të cilën ndodhet tani nuk është e gatshme të përfshihet në çfarëdo bisedimesh, për shkak se pushteti aktual është i preokupuar me vetveten. Mendojmë se Kosova, jo vetëm që nuk ka platformë, por tani i është zhbërë kapaciteti që të ndërtojë çfarëdo platforme e cila do të sillte rezultate në bisedimet që do të mbaheshin", u shpreh Ardian Gjini, nënkryetar i AAK-së.