Iken dhe Fehmi Abdiu
Ergys GJENCAJ
Politika pritet te perfshihet ne diskutime dhe debate te ashpra per riperteritjen e anetaresise se Gjykates Kushtetutese. Pothuajse gjysma e anetareve te institucionit me te larte, ai suprem, mbi percaktimin e perputhjes me Kushtetuten te nje nisme ligjore, do te zevendesohen. Kater jane gjyqtaret e Kushtetuteses, te cilet do te duhet te lene detyren gjate ketij viti. Dr. Fehmi Abdiu, i zgjedhur qe nga viti 1998 ne funksionin e gjyqtarit te Gjykates Kushtetuese dhe qe nga viti 1998-2004, ka qene kryetar i saj, Kristofor Peci, i zgjedhur qe nga viti 1997 ne detyren e anetarit te Gjykates Kushtetuese, Kujtim Puto, anetar prej vitit 1998 dhe Dr. Sokol Sadushi, pjese e Gjykates prej vitit 1998. Keta jane kater anetaret qe do te duhet te zevendesohen. Levizjet ne anetaresine e Gjykates jane te detyrueshme nga Kushtetuta dhe ligji "Per organizimin dhe funksionimin e Gjykates Kushtetuese te Republikes se Shqiperise". Duke iu referuar ligjit themeltar te vendit dhe ligjit qe rregullon funksionim e ketij institucioni, Gjykata Kushtetuese perbehet nga 9 anetare te emeruar me nje mandat 9-vjecar, pa te drejte riemerimi. Ne nenin 7, kreu II (te ligjit, qe flet per organizimin e Gjykates), thuhet shprehimisht se, "Gjykata Kushtetuese perbehet nga 9 anetare, te cilet emerohen nga Presidenti i Republikes me pelqimin e Kuvendit. Gjyqtaret emerohen per 9 vjet, pa te drejte riemerimi, nga radhet e juristeve me kualifikim te larte dhe me pervoje pune jo me pak se 15 vjet ne profesion".
Duke bere nje llogari matematikore, referuar te dhenave te faqes zyrtare ne internet te Gjykates Kushtetuese, kater nga nente anetare te saj do te lene detyren e tyre. Si pasoje menjehere do te vihet ne levizje Kuvendi dhe rrjedhimisht politika, per zevendesimin e tyre, pasi nje institucion kaq i larte dhe tejet i rendesishem nuk mund te lihet i bllokuar. Duke marre parasysh situaten politike ne vend dhe luften e ashper politike mes opozites dhe mazhorances, pritet qe kjo gjendje te ngjalle debate te ashpra mes paleve, te cilat shpesh here kane sjelle konflikte. Mjafton te kujtojme zgjedhjen e gjyqtarit Vladimir Kristos, ne muajin prill, te vitit te kaluar, si anetar i Gjykates dhe ne qershor te te njejtit vit, ne postin e kreut te Gjykates. Opozita u shpreh kunder zgjedhjes se tij si drejtues i Kushtetuteses, duke thene se ishte nje zgjedhje politike e mazhorances aktuale dhe se do te perdorej per qellime politike nga shumica parlamentare, kryesisht nga ligjvenesit e Partise Demokratike. Duke marre parasysh oponencen e opozites per nje sere ligjesh ne kaluara nga mazhoranca me shumicen e votave, si dhe shprehjen e deputeteve te pakices se do t'i drejtohen Gjykates per te kerkuar antikushtetutshmerine e ligjeve te kaluara, pritet qe zevendesimi i kater anetareve te kaloje permes nje procesi te zhurmshem debati politik.
Duke iu referuar ligjit dhe Kushtetutes se vendit, perberja e Gjykates perterihet cdo 3 vjet ne nje te treten e saj, nderkohe qe kryetari i Gjykates emerohet nga radhet e anetareve te saj nga Presidenti i Republikes, me pelqimin e Kuvendit, per nje periudhe prej 3 vjetesh, me te drejte riemerimi brenda mandatit te gjyqtarit. Kushtetuta thote se gjyqtaret kushtetues gezojne imunitet, ata nuk mund te ndiqen penalisht pa pelqimin e vete Gjykates, si dhe ata nuk mund te shkarkohen, pervec se ne rastet e parashikuara nga Kushtetuta. Gjithashtu, funksioni i gjyqtarit kushtetues eshte i papajtueshem me cdo funksion tjeter publik ose veprimtari private.
Perberja e Gjykates Kushtetuese:
Dr.Vladimir Kristo, Kryetar
Dr.Gjergji Sauli, anetar
Dr.Fehmi Abdiu, anetar
Kristofor Peci, anetar
Kujtim Puto, anetar
Petrit Plloci, anetar
Prof.As.Dr. Xhezair Zaganjori, anetar
Dr. Sokol Sadushi, anetar
Sokol Berberi, anetar