E Shtunë, 31 Tetor 2026

Programet e testeve, cfare duhet te mesojne me shume mesuesit

Sa i perket programit per fitimin e shkalleve te kualifikimit te mesuesve, ne arsimin parauniversitar ai eshte pak a shume i njejte per te gjithe. Keshtu, Njohja me Kushtetuten e Shqiperise, eshte nje prej pikave kryesore te programit te testimit, duke pasur parasysh faktin se njohja e akteve ligjore, e strategjise kombetare per arsimin, si dhe e akteve kryesore normative per shkollen, jane te nevojshme qe te njihen nga te gjithe mesuesit, pavaresisht nga lendet qe ata zhvillojne. Se dyti, nje rendesi te vecante paraqet edhe strategjia e zhvillimit te Arsimit Parauniversitar 2004-2015. Per kete, mesuesit duhet te dine ne "maje te gishtave" procesin e kurrikules per trajnimin e mesuesve, sigurimin e cilesise, zhvillimin e teksteve shkollore, burimet alternative te mesimdhenies, etj. Per edukatoret, eshte perpiluar nje program qe mbeshtet politikat arsimore, shteterore dhe ne menyre te vecante, strategjine e arsimit parauniversitar, lidhur me ceshtjet e trajnimit e te kualifikimit te mesuesve ne pune. Ne program, mesuesit do te gjejne te pasqyruar ceshtje, probleme dhe aspekte te ndryshme te arsimit. Specifikat e provimit me goje lidhen me faktin se ne to perfshihen specialiste jo te lendeve te vecanta, por te fushave si edukim artistik, edukim fizik dhe edukim teknik dhe teknologjik. Sipas specialisteve, ne ndryshim nga mesuesit e lendeve te vecanta, ketu ka nje numer te madh profilesh, qofte ne edukimin artistik, ashtu dhe ne ate teknik dhe teknologjik. Eshte hera e pare qe operohet me nje vleresim te tille te perqendruar me goje. E vecanta e provimeve me goje, ne krahasim nga provimi me shkrim, eshte fakti qe i njejti specialist, jep disa lende te ndryshme per shkak te ngarkeses, sidomos ne shkollat e mesme profesionale e social-kulturore.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›