Programet klasifikohen sipas profilit të shkollës
03/03/2010 Përcaktohen temat që maturantët do të përvetësojnë për dy provimet e detyruara
Rreth 80 për qind e pyetjeve të provimit do të merren nga programet
Tezat e provimeve të detyruara për Maturën Shtetërore 2010 do të hartohen në bazë të profilit të shkollës së mesme që ka mbaruar maturanti. Specialistët e Agjencisë së Vlerësimit dhe Arritjes së Nxënësve kanë detajuar listën e temave mësimore që nxënësit duhet të përgatisin për këto dy provime, të klasifikuara sipas llojit të shkollës. Secila prej shkollave, në periudhën parapërgatitore do të punojë me programet e reja të specifikuara vetëm për profilin e saj. Tashmë është konfirmuar zyrtarisht se 60-80 për qind e pyetjeve finale që do të përmbajnë tezat e dy provimeve, si për Matematikën, ashtu edhe Gjuhë-Letërsinë do të merren nga këto programe orientuese. Gjithashtu, mësuesit e lëndës duhet të zhvillojnë edhe një sërë provimesh të ngjashme me modelet e testeve të maturës së vitit të shkuar, për të parë nivelin e njohurive të fituara nga nxënësit, si dhe për të përmirësuar orientimin e tyre në temat ku shfaqin mangësi. Hartuesit e programeve orientuese pohojnë se për lëndën e Matematikës, gjatë punës për përgatitjen e nxënësve për provimet e Maturës Shtetërore, është e rëndësishme që herë pas here mësuesi të zhvillojë testime të nxënësve të tij me teste që mund t’i hartojë vetë. Gjatë hartimit të tyre duhet mbajtur parasysh pesha për çdo linjë të përmbajtjes, si edhe përfshirja e kërkesave të tri niveleve të vështirësisë, në raportet 2:2:1(duke filluar prej nivelit minimal). Kërkesat duhet të jenë dy llojesh: me zgjedhje të shumëfishtë e me shtjellim të argumentuar. Ndërsa për provimin e Letërsisë, skema e testeve do të jetë e kushtëzuar nga lloji i shkollës. Në këtë mënyrë, autorët dhe veprat do të mësohen sipas profilit që nxënësi ka ndjekur. Programi orientues për këtë lëndë është hartuar duke u mbështetur në programet e lëndës së Letërsisë dhe Gjuhës shqipe, klasa X-XII, si dhe në tekste të tjera alternative të miratuara nga MASH-i, por që janë përdorur nga nxënësit gjatë vitit shkollor. Në programet shkollore të drejtimit të përgjithshëm, për provimin e Letërsisë, gjuha shqipe, përfshirë edhe të shkruarit, zë 26 për qind të pyetjeve që do përmbajë testi, ndërsa letërsia 74 për qind. Këto raporte do të ruhen edhe në testin përfundimtar. Po në këtë linjë do të veprohet edhe për tezat e provimeve që do të hartohen për llojet e tjera të shkollave të mesme në vend.