E Shtunë, 31 Tetor 2026

Crawford nuk brengoset për rrudhat

Cindy Crawford nuk ka kohë të brengoset për rrudhat e saja.

E famshmja Crawford - e cila ka dy fëmijë, Presley (10) dhe Kaia (8) me burrin e saj Rande Gerber - thotë që nuk dua ta shpenzoj kohën time duke luftuar kundër procesit të plakjes.

“Unë jam shumë e zënë me familjen time prandaj nuk dua të merrem me gjëra të tilla. Nëse nuk keni gjëra më të rëndësishme për të bërë atëherë mund të kujdeseni shumë më shumë për lëkurën tuaj, por unë nuk jam ajo”, thotë Cindy.

Cindy e cila ka lënë modelimin në vitin 2000, ka vendosur që ti përkushtohet familjes.

“Unë e kam shijuar jetën time. Kam pasur mundësi shumë mira qe i kam shfrytëzuar por tash jam nënë dhe dua që kohën time t’ua përkushtoj atyre sepse unë jetoj për ta. Ata janë pasuria ime më e madhe”, tha ajo.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›