E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rehabilitimi ka qenë një lloj pushimi

Aktorja e cila ka qenë e arrestuar disa herë pasi ka qenë nën ndikimin e substancave të drogës, pranon që rehabilitimi për të ndaj varësisë së drogës ka qenë si një lloj pushimi.

“Unë kam qenë dy herë në rehabilitim sepse e kam pasur obligim nga gjykatësit. Ishte si një lloj detyrimi dhe unë morra përgjegjësinë time”, thotë ajo.

“Unë vërtet kam kaluar mirë sepse kam takuar njerëz të rinj ku kanë treguar përvojat e tyre. Ishte një kohë shumë e mirë”, ka treguar Lohan.

Lohan ka zbuluar gjithashtu se është duke e shkruar librin e saj autobiografik.

“Unë shkruaj shumë dhe vërtet është shumë terapeutike për mua. Unë kam filluar të shkruaj rreth një viti për këtë libër dhe do ti fus të gjitha përvojat që kam pasur gjatë jetës sime”, përfundon Lohan .

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›