Programi bërthamor, BE-ja bën thirrje për sanksione të reja ndaj Iranit
Evropë- Britania, Franca dhe Gjermania i kanë bërë thirrje pjesës tjetër të Bashkimit Evropian të vendosin sanksione të reja ndaj Iranin lidhur me programin e tij të diskutueshëm bërthamor.
Ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle tha se Irani s’kishte treguar asnjë vullnet konstruktiv në bisedime dhe se veprime urgjente ishin të nevojshme.
Komentet e tij bënë jehonë bashkë me ato të homologut francez Laurent Fabius dhe sekretarit të Jashtëm britanik William Hague, pas takimeve informale në Qipro.
“Unë nuk shoh një vullnet konstruktiv në anën e Iranit për bisedime të konsiderueshme”,- tha ai, duke iu referuar raundit të fundit të bisedimeve me të ashtuquajturit grupi P5 +1 e pushteteve – i cili përfshin Francën, Gjermaninë, Britaninë , Rusinë, Shtetet e Bashkuara dhe Kinën.
“Nëse ata nuk do të kthehen në tryezë, atëherë ndoshta raundi i ardhshëm është i nevojshëm. Kjo nuk është diçka për vitin e ardhshëm, ne po flasim për javët e ardhshme”,- tha zoti Westerëelle për “Reuters”.
Zoti Hague tha se sanksionet e fundit, të cilat janë të vendosura në Korrik ndaj eksportit iranian të naftës në BE dhe izoluar atë nga tregjet ndërkombëtare, kanë pasur një “ndikim serioz” në Republikën Islamike.
“Është e nevojshme për të rritur presionin ndaj Iranit, për të intensifikuar sanksione, për të shtuar më tej për të sanksioneve të BE,” tha ai.
Zoti Fabius tha se diplomacia është në vendnumëro, dhe se ministrat do të diskutojnë detajet e sanksioneve të mundshme të forta gjatë ditëve të ardhshme. Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja kanë dyshuar prej kohësh se Teherani po përpiqet të zhvillojë armë bërthamore, në kundërshtim të Traktatit të Mospërhapjes Bërthamore (NPT).
Por Irani ka mohuar gjithmonë ndonjë motivim ushtarak për programin, duke këmbëngulur se ai ka qëllime civile vetëm dhe brenda kushteve të NPT-së.
Dorina Bilbili/IDEA/