Autobusët grek protestë në Kakavijë, shkaktohet kaos në qarkullim
Tiranë- Linjat greke të autobusëve Greqi-Shqipëri kanë zhvilluar sot një tjetër protestë pas vendimit të Gjykatës Administrative të Athinës për pezullimin me të paktën 10 ditë të masës për ndalimin e transportit përmes Kakavijës.
Mediat greke raportojnë se afro 70 autobusë shqiptarë të shoqërisë KTEL kanë protestuar sot në kufirin me Greqinë për rrjedhojë është shkaktuar edhe një kaos në qarkullim.
Pasi janë lejuar të kalojnë vetëm makinat e vogla dhe këmbësoret. Sipas firmave greke të transportit kompanitë shqiptare të linjave Greqi-Shqipëri dhe Shqipëri-Greqi janë më të favorizuara ndaj kërkojnë ndalimin e tyre.
Ndërkohë agjencitë shqiptare të transportit kërkojnë nga Ministria shqiptare e Transportit të ndërhyjë dhe të zhbllokojë këtë situatë në mbështetje të firmave shqiptare.
/IDEA/