E Diel, 1 Nëntor 2026

Tortura në policinë e Tiranës ndaj të dyshuarit për grabitje

Bledi Gilaj

Skandali

Policët më goditën në organe gjenitale që të pranoja krimin

Durim Onuzi, duke treguar shenjat e dhunes ne dhomat e komisariatit

Durim Onuzi, duke treguar shenjat e dhunes ne dhomat e komisariatit

Më kanë rrahur në mënyrë çnjerëzore tetë ose nëntë policë. Më kanë mbajtur pa gjumë, më kanë goditur në organe gjenitale, në kofshë, në kurriz, me qëllim që unë të pranoja një grabitje me dhunë ndaj një gruaje, që nuk e njoh se kush është, ndërkohë që faji im i vetëm është se nëna ime ka thënë për policët se kam një palë shapka të njëjta me ato që janë gjetur në vendin e grabitjes, por që nuk i kam pasur kurrë. Kështu e nis rrëfimin Durim Onuzi, duke treguar torturat në ambientet e policisë së Tiranës, ku nuk i kanë lejuar kontrollin mjekësor apo avokatin dhe pretendon se është trajtuar në mënyrë çnjerëzore. Ai i ka rrëfyer të gjitha torturat, në një dëshmi për gazetën Shqip, ndërkohë që për këtë çështje, avokati i tij ka bërë kallëzim në Prokurorinë e Tiranës dhe Avokati i Popullit ka nisur verifikimet, duke përgatitur raportin përkatës. Nga ana tjetër, drejtori i Policisë së Tiranës ka deklaruar që nga informacionet në dispozicion të tij, ai është trajtuar konform ligjit. Megjithatë, Shqip ka siguruar dokumentet e çështjes si dhe fotot e të dëmtuarit, ku duken qartë shenjat e dhunës.

Përse jeni arrestuar dhe çfarë ju ka ndodhur?

Unë jam Durim Onuzi. Më kanë arrestuar më 28 gusht për një vjedhje me dhunë ndaj Lumturi Topullit. Sipas atyre që më ka thënë policia, në vendin e ngjarjes, ku ajo ishte goditur nga një person dhe i janë vjedhur dy varëse floriri, janë gjetur një palë shapka. Policia ka kontaktuar me nënën time dhe ajo është shprehur se unë kisha një palë shapka si ato. Në këto kushte, policia ka ardhur në shtëpinë time, më ka marrë me forcë në sy të fëmijës dhe gruas, më ka goditur me grushte dhe shqelma dhe më kanë sjellë në Komisariatin Nr. 4. Për orë të tëra, duke mos më lejuar të pushoj në asnjë moment, më kanë marrë në pyetje, duke më kërkuar të tregoja se ku ishin varëset e floririt. Por, duke mos ditur asgjë se për çfarë bëhej fjalë, nuk kam pranuar asgjë. Në këto kushte, ata kanë vazhduar të më dhunojnë me shkopinj gome.

Kush ju ka dhunuar?

Kanë qenë tetë ose nëntë policë me uniforma. Por, nuk kam arritur ti identifikoj, pasi mbanin kapuça në kokë. Gjithçka ka ndodhur në ambientet e Komisariatit Nr. 4.

Çfarë dhune ushtruan ndaj jush?

Fillimisht më veshën një jelek antiplumb dhe në kokë më vunë një kokore. Pastaj filluan të më godasin në kokore dhe në jelek me shkopinj gome, me qëllim që mos të më linin plagë. Më pas, mes të bërtiturave, duke u lutur që mos të më godasin, pasi kishin ngatërruar njeri, pasi unë nuk isha grabitësi, ata më kanë qëlluar me shkop gome në organet gjenitale. Më kanë gjuajtur disa herë. Në një moment tjetër më kanë goditur në kofshë. Më thoshin të qëndroja në këmbë e më pas më godisnin me forcë derisa të rrëzohesha. Më pas më kërkonin të çohesha sërish…

Sa kohë ka zgjatur dhuna?

Pothuajse gjithë ditën e arrestimit, deri në orët e vona të natës. Ata kërkonin me çdo kusht që unë të pranoja grabitjen që nuk e kisha bërë e të tregoja se ku ishin varëset e floririt, që nuk i kam parë kurrë në jetën time.

Po avokati juaj ku ishte?

Avokatin e kam parë pas tri ditësh, pasi policia nuk më kishte dhënë një të drejtë të tillë.

I keni treguar atij për shenjat e dhunës?

Sigurisht, madje me mua ka kontaktuar edhe një përfaqësues i Avokatit të Popullit, të cilit i kam rrëfyer të gjitha shenjat e dhunës.

Keni bërë kontroll mjekësor për shenjat e dhunës?

Avokati im ka kërkuar ekspertizën që në momentin e parë që më ka takuar, por nuk më kanë bërë asnjë kontroll të tillë, me qëllim që plagët e mia të zhduken dhe të mos vërtetohen torturat që më kanë bërë, pavarësisht se nuk kam vjedhur asgjë. Megjithatë, kur Avokati i Popullit ka ardhur të më takojë, ashtu siç mund ta shikoni edhe ju, shenjat e dhunës nuk ishin zhdukur ende. Red. Akt.

Drejtori i policisë

Çaushaj: U ndoqën procedurat konform ligjit

Bernard Caushaj kreu i policiseDrejtori i Policisë së Tiranës në lidhje me rastin e torturave në Komisariatin Nr. 4 ndaj të arrestuarit Durim Onuzi ka deklaruar se nuk ka informacion për dhunë ndaj tij, por që janë ndjekur të gjitha procedurat konform ligjit. Atij i janë gjetur prova të pakundërshtueshme për vjedhjen me dhunë të një gruaje. Në vendin e ngjarjes janë gjetur një palë shapka, që nëna e tij i ka njohur, duke deklaruar se një palë të tilla i ka edhe djali i saj, ka deklaruar drejtori i Policisë së Tiranës, Bernard Çaushaj. Më tej, ai është shprehur se ky është person me precedentë të mëparshëm penalë, ndërkohë që sipas tij, arrestimi është bërë në flagrancë. Ai dyshohet se ka goditur gruan dhe më pas i ka marrë varësen e floririt, por që nuk është gjetur, shpjegoi më tej kreu i policisë kryeqytetase, i cili u shpreh se nuk ka dijeni për dhunim të tij.

Pretendimet

Zaçe Islami shpjegon sesi janë manipuluar provat nga policia, duke i mohuar të drejtat të arrestuarit

Avokati: Nuk ka prova për Onuzin. Kam bërë kallëzim për dhunimin e tij

Nuk ekziston asnjë provë që të vërtetojë vjedhjen e varëses së qytetares Lumturi Topulli nga i ndaluari Durim Onuzi. Duke mos ekzistuar asnjë provë e tillë, i ndaluari Durim Onuzi ndodhet qartazi në kushtet dhe statusin e padënueshmërisë, pasi dyshimi ndaj tij është i pabazuar në prova. Kështu shprehet avokati i tij, Zaçe Islami, i cili shprehet se i ka parë me sytë e tij shenjat e dhunës, ndërkohë që ka kërkuar ekspertizë mjekoligjore, por kjo e drejtë nuk i është lejuar. Madje, për dhunën e ushtruar ndaj Onuzit ka bërë kallëzim në prokurori, ndërkohë që edhe Avokati i Popullit ka nisur hetimin mbi këtë çështje të rëndë.

Gafa me flagrancën

Duke analizuar çdo fakt, avokati deklaron se pretendimi se arrestimi është kryer në flagrancë është krejtësisht i pavërtetë dhe tendencioz, sepse ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30 në rrugën Bardhyl, ndërsa i ndaluari Durim Onuzi është arrestuar në banesën e tij në orën 13:30, duke mos iu gjetur asnjë send i vjedhur. Pikërisht mosrespektimi i këtyre kushteve të qarta ligjore nga Gjykata e Faktit në vendimin e saj nr. 985, dt. 01.09.2012, e bën këtë vendim të cenueshëm dhe pikërisht mosrespektimi i këtij ligji është edhe objekti i ankimimit brenda afatit ligjor me mjeti

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›