E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kokona bashkohet me LSI-ne Ne krye te PS-se klika diktatoriale

Kryetari i njesise bashkiake numer 3 ne kryeqytet Ilir Kokona i eshte bashkuar dje zyrtarisht LSI-se. Gjate nje komunikimi per mediat ai njoftoi se largohet nga PS-ja per tiu bashkuar partise se drejtuar nga Ilir Meta. Do te kontribuoj qe kjo force politike te jete fitimtare - u shpreh z. Kokona. Sekretari i Pergjithshem i LSI-se Luan Rama deklaroi se do te vijojne largimet nga Partia Socialiste per tiu bashkuar forces se tij. Kjo pasi ne PS sipas tij nuk gjejne hapesiren e duhur. Ne LSI do gjejne mjedis te motivuar te gjithe socialistet e ndershem - tha Luan Rama. Kurse z. Kokona u shpreh Normal qe te ikesh nga nje Parti Socialiste e cila as socialiste nuk mund te quhet tani eshte fare e thjeshte dhe mendoj se edhe te tjere do te bejne kete gjest por besoj se do te kontribuoje per integrimin e Shqiperise me gjithe keto levizje. Do te japim kontributin tone jo vetem une por te gjithe socialistet e ndershem te cilet e shohin veten sot te zene nga fyti per te dhene kontributin e tyre per Shqiperine per te miren e vendit dhe jo per nje klike diktatore ne krye te PS-se te cilet eshte veshtire tu thuash rrugace sot sepse jane me keq. Per sa i perket mundesise se rikandidimit ne njesine bashkiake nr. 3 Kokona deklaroi Ardhja ime ketu nuk ka lidhje me kandidimin dhe nuk eshte diskutuar neper forume. Ardhja ime ketu sic ju thashe ka lidhje per kontributin qe kam mundesi te jap per te majten progresiste. Te tjerat pastaj do te diskutohen neper forume.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›