Programi i Bashës për Tiranën mos qoftë i vërtetë
Virusin prej të cilit Tirana sot është akoma e sëmurë e ka marrë që në vitin 1991 me programin e atëhershëm të PD-së. Sot pas 20 vjetësh beniamini i Doktor Berishës, z. Lulëzim Basha, me terapinë e tij në dukje për shërimin e Tiranës, jo vetëm që nuk sjell shërim, por krijon një patalogji të rëndë jo vetëm për Tiranën, por për gjithë vendin. Meriton të merret pak shtruar ky pohim i autorit.
Në të parat zgjedhje demokratike në Mars të vitit 1991 në platformën e PD shkruhej Do të lehtësohet vendosja e fshatarëve me vendbanime në qytet, do të favorizohet punësimi i fshatarëve në qytet apo qendra pune urbane. Kjo do të bëhet duke vendosur një sistem shpërblimi më të favorshëm.. Virusi i injektuar nga PD me këtë politikë të shtyrjes së fshatarëve drejt qyteteve, dhe kuptohet për shumë e shumë arsye të qarta për cilindo me përparësi drejt Tiranës, gjeti kushte inkubimi për tu rritur shpejt falë politikës së PD që prezantoi një mini Far West në periferi të Tiranës dhe qyteteve bregdetare. Përqendrimi i kapitalit shumë më të madh në kryeqytet, si rrjedhojë jo vetëm e atraksionit dhe potencialit normal të kryeqytetit për shërbime e vende pune, por dhe si rrjedhojë e përqendrimit të kapitalistëve të rinj (përfshij këtu dhe politikanët e pasuruar shpejt) me njohuri e kontakte me botën, i shoqëruar me një kontigjent shumë të lirë krahu pune nga të porsaardhurit, krijoi një presion jashtëzakonisht të madh për ndërtime në kryeqytet. Ky presion u shpreh dukshëm me qindra ndërtime bash në sheshin Skënderbej, në parkun Rinia e përgjatë lumit të Lanës. Tirana ka pasur në vitet ’90 mbi 10 metër katror gjelbërim për banor. Në vitin 2000, Tirana mbeti me 3 metër katror gjelbërim për banor. Nuk mungoi në këtë valë presioni të jashtëzakonshëm shembulli se si mund të përballohej ky presion nëse kishte një vullnet qëndrestar me segmentin e pa prekur të lumit të Lanës në anën lindore të bulevardit kryesor. Presioni u rrit nga brenda qytetit me qindra e mijëra shtesa në çdo pallat e shtëpi. Një valë e re presioni të madh erdhi pas shkatërrimit të piramidave financiare dhe situatës krejt të pasigurt për jetën në shumë qytete të vendit, që nxiti më shumë lëvizjen drejt Tiranës si një zonë më e qetë e më e mirë për të jetuar.
Në vitin 1996 Berisha hodhi parullën Ti kthejmë sytë nga bregdeti. Fushata elektorale në zona periferike të vendit, sidomos në zonën veri-lindore bëhej me moton Ne do të stimulojmë lëvizjen e popullsisë në zona të begata. Kjo politikë e mbrapshtë stimuluese e lëvizjeve drejt qyteteve të mëdha, e paparë në asnjë shtet të botës, së paku në dekadat e fundit, çoi që vetëm në një 10 vjeçar popullsia e Tiranës të dyfishohej. Për cilindo rritja e popullsisë së Tiranës me 40-60 mijë vetë në vit, pra e thënë ndryshe shtimi çdo vit me një qytet brenda qytetit nuk mund të mos çonte në këtë ngjeshje që ka Tirana sot. A mund të bënte më shumë Edi Rama për të mos lejuar ngjeshjen e Tiranës siç është sot? Shumëkush beson se po, kështu beson dhe autori i këtij shkrimi, edhe pse autori beson fort se shërimi i Tiranës nuk vjen nga kreu i Bashkisë edhe sikur më i miri në botë të jetë ai. Shërimi vjen së pari nga një konsensus i gjerë i lidershipit politik të vendit, ku kreu i qeverisë pa dyshim ka rolin kryesor.
Siç u parashtrua më sipër presioni i madh ndaj qytetit të Tiranës jo vetëm nuk e shëron Tiranën, por e sëmur atë edhe me rëndë, kështu që shërimi duhet kërkuar pikërisht tek politikat kombëtare për të zbutur në maksimum presionin e madh drejt saj. Nuk është zgjidhe as ajo që është përmendur e po përdoret rëndom edhe tani Tirana policentrike. Ajo që duhet është Shqipëria policentrike. Zgjidhja është një zhvillim kapilar i vendit, një zhvillim hapësinor i barabartë, që mund të realizohet me një bashkësi politikash inkurajuese e mbështetëse të përdorimit të qëndrueshëm të burimeve të shumta natyrore e njerëzore të vendit in situ, duke krijuar vitalizim të komuniteteve në çdo cep të vendit. Të gjitha qeveritë këto 20 vjet nuk kanë demonstruar një vizion të tillë. E vetmja gjë që mund të përmendet është një kapilaritet rrugor në zona rurale, i cili i pa shoqërur me politika të tjera mbështetëse sociale-ekonomike dhe më keq akoma me politika diskriminues e disfavorizuese të zonave më periferike jo vetëm që nuk i vitalizon këto zona, por përkundrazi përshpejton lëvizjen e resurseve të tyre, në radhë të parë humane e shton më tej presionin në qendrat e mëdha urbane, sidomos të kryeqytetit. U shpresua se mbi bazën e ligjit Për Planifikimit e Territorit të miratuar 2 vite më parë, do të hartohej Plani i Përgjithshëm Kombëtar, që përbën detyrim ligjor, ku me një pjesëmarrje të gjerë të publikut, gjithashtu sipas ligjit do të piketohej një strategji kombëtare afatgjatë për zhvillimin e vendit. Kjo, jo vetëm që nuk ndodhi, por siç duket as që ka ndërmend të ndodhë, edhe pse është detyrim ligjor me afat kohor të përcaktuar. Në vend të saj funksionon thjesht një klientelizëm në nivele ministrore e kryeministrore që mund të sjellë situata të padëshiruara e të parikuperueshme, sidomos për vepra në përmasa ndërkombëtare (porte, fabrika çimentoje, super centrale elektrike etj).
Përqasja Pull in e Bashës në Tiranë
Në vitin 91 PD-së i duhej vota përmbysëse e sistemit social ekonomik, ku fshatarësia ishte goxha konservatore. Joshja me qytetin me politikën push on ishte gabimisht mjeti i përdorur. Kështu u vendos de facto sistemi Far West. Në vitet pas marrjes së pushtetit në vitin 92, PD e pa si të suksesshme në mbledhje votash këtë sistem, i cili në një masë të madhe funksionon edhe sot. Partia Socialiste gjatë qeverisjes së saj u rehatua plotësisht në sistemin e mbrapshtë që inicioi PD, natyrisht edhe nën presionin e votave. Pas thuajse 20 vjetësh kur duket se është arritur një konsensus së paku juridikisht për heqjen dorë prej variantit push on nëpërmjet ligjit për legalizimet, kthehemi përsëri në vitin 1991 por tash me variantin pull in, të shprehur qartazi në fushatën e Bashës për bashkinë e Tiranës. Basha po flet, dhe pa dyshim me miratim të plotë të Berishës, për lehtësira fiskale të mëdha të biznesit, për ulje drastike të taksave në Tiranë, për drekë në shkollat e Tiranës, për ulje çmimesh në Tiranë, për karta studenti për blerje shërbimesh e ushqimesh me të lirë, për leje ndërtimi për 30 ditë, për lehtësira financiare për çiftet e reja, për internet falas për të rinjtë, nxënës dhe studentë në të gjithë territorin e qytetit të Tiranës, lehtësira fiskale për taksitë. Në qendër të gjithë këtij programi janë investimet që ai do ti ofrojë Tiranës prej pak më shumë se 1 miliard euro për 4 vite. Një parajsë e vërtetë për Tiranën. Nëse marrim në konsideratë vetëm investimet e parashikuara, rezulton që në Tiranë, që përbën 0.1 % të sipërfaqes së vendit, të investohen rreth 10% e investimeve në shkallë vendi, pra 100 herë më tepër investime se sa pjesa tjetër e vendit. Sikur vetëm kjo të ndodhë, do të pritej një vërshim edhe më i madh i popullsisë së diskriminuar të pjesës tjetër të vendit, që nuk i ka këto favore, drejt Tiranës për tu punësuar e jetuar në të, kështu që gjithë vendet e punës që Basha do ti hapë në Tiranë me këto investime paradoksalisht do të prodhojnë edhe më shumë të papunë. Nuk po flasim këtu për çudinë që hapësira dhe betonimet që do kërkonin këto investime do sillnin njëherazi rritjen e sipërfaqes së gjelbër për frymë të Tiranë e ajrin do ta bënin më të pastër, siç parashikon programi i Bashës.
E kundërta duhet të ndodhë, fluksi më i madh i investimeve dhe lehtësirave fiskale duhet të jenë pikërisht jashtë Tirane në zonat më produktive, pranë burimeve e pasurive të vendit si dhe zonave të marxhinalizuara. Edhe pse shumëkush
