E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Thirrje qytetarëve, së bashku në 8 maj

Partia Demokratike ka çelur pasditen e sotme fushatën elektorale në Cërrik.Kryeministri i vendit Sali Berisha prezantoi kandidatin e “Aleancës për Qytetarin” për postin e kryetarit të bashkisë për këtë qytet Servet Duzha. Gjatë promovimit të kandidatit, kryeministri i vendit Sali Berisha u shpreh se në 4 vitet që vijnë do të rrisë mirëqënien dhe infrastrukturën në vend, sikurse dhe do të hapen vende të reja të punës.
 

“Në katër vite së bashku me Servet Duzhën, do të shnderrojmë Cërrikun, në një qytet modern të zhvilluar, në një qëndër të rëndësishme të zhvillimit terësor në këtë rajon. Së bashku me Servet Duzhën, do të ndërtojmë dhe rindërtojmë infrastrukturën me moderne, kanalizime dhe ujësjellës, fushë- sporti dhe Pallat Kulture dhe të gjitha shërbimet më të përparuara që ju meritoni. Qytetari juaj i parë, është dhe qeveritari juaj më i rëndësishmi, është qeveritari juaj, i cili me qëndrimet e tij mund të shndërrojë Bashkinë e Cërrikut në një gjenerator të punësimit tuaj. Janë taksat me të cilat kryetari i Bashkisë mund të ndihmojë lulzimin, krijimin e bizneseve të reja. Është kryetari i Bashkisë dhe administrator që mund të tërheqë qindra mijëra dollar investime nëpër rrethe”.
 

Më tej, kryeministri kërkoi që të gjithë qytetarët të bashkohen për në zgjedhjet e 8 majit, ndërsa lëshoi thirrje ndaj drejtuesve të palës kundërshtare, për një qytetërim, pas incidenteve elektorale.
 

Ndërkaq, vetë kandidati Servet Duzha deklaroi se ndryshimet do të pasojnë gjatë viteve, pasi Cërriku është lënë në harresë nga pushteti vendor.
 

“Në Cërrik, infrastruktura, biznesi etj, nuk i ngjan një qyteti por i ngjan një vendi të harruar .Ndryshimi do të vijë nëse ju më jepni votën tuaj. Cërriku është i lënë në harresë nga pushteti vendor. Taksa më të ulta, infrastrukturë të favorshme për biznesin, jam i bindur që me mbështetje të kryeministrit, ne do të arrijmë një sërë investimesh. Do të përpiqem që një sërë problemesh të zgjidhen” tha më tej ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›