E Diel, 1 Nëntor 2026

Përmet: Bashkia nderon me titulin qytetar nderi, Mucaj

Bashkia e Përmetit ka nderuar me titullin qytetar nderi, presidentin e kompanisë "Kristal", Ahmet Mucaj.

Titulli i dhënë për presidentin e kësaj kompanie është adresuar për rolin dhe mbështetjen që ai ka dhënë për zhvillimin e arsimit në vend si dhe për mbështetjen e vazhdueshme për shtresat në nevojë.

Në ceremoninë e organizuar në qytetin e Përmetit ishin të pranishëm përfaqësues të Bashkisë së Përmetit si dhe deputetja Adriana Gjonaj, e cila i propozoi Këshillit Bashkiak të Përmetit, dhënien e këtij titulli për Ahmet Mucajn.
 

Me këtë rast ka përshëndetur dhe zonja Gjonaj e cila tha se kontributi i presidentit të kompanisë "Kristal" është evident, sidomos në zhvillimin e arsimit jo publik në vend, duke u dhënë kështu mundësi brezave të rinj të arsimohen në të gjitha ciklet arsimore.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›