Programi i PS, rikthim te modeli i korrupsionit dhe privimit të të drejtës së të rinjve për studime
S’do lejohet rikthimi i praktikave të vjetra të pranimeve në universitete
Vendimi i dytë tek i cili u ndal kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës së tij kishte të bënte me kuotat e universiteteve, të cilat do të shkojnë në përputhje me planifikimin dhe programin e kësaj qeveria. Kryeministri u shpreh se kjo qeveri do t’i mbetet nismës “Dyert e hapura”, për të rinjtë shqiptarë për të provuar ëndrrën e tyre universitare për ta bërë atë të vërtetë. Ai theksoi se s’duhet të lejohet rikthimi i praktikave të vjetra të pranimeve në universitete, duke kundërshtuar kështu programin e Partisë Socialiste që para sheh ndryshimin e praktikës së pranimit të universitete, rikthim në modelin e para 2006-ës. “Ka një vendim tjetër që ka të bëjë me kuotat e universiteteve, të cilat do të shkojnë në përputhje me planifikimin dhe programin e kësaj qeveria, “Dyert e Hapura”, për të rinjtë shqiptarë për të provuar ëndrrën e tyre universitare për ta bërë atë të vërtetë. Natyrisht në vitet që vijnë ka një platforme tjetër të qeverisë, platformë, e cila synon rikthimin tek praktikat e vjetra të pranimeve universitare, por platformë, të cilën ne do ta kundërshtojmë me të gjitha mjetet demokratike ligjore. Ne do të bëjmë gjithçka që të rinjtë shqiptarë të kenë të drejtë të ulen në bankat e universiteteve. Natyrisht çdo qeveri ka të drejtë të marrë vendimet që do dhe të përballet me pasojat e tyre. Ka probleme shumë serioze në përballjen e dy alternativave, por alternativa e “Dyerve të Hapura” është alternativa për të cilën Shqipëri ka bërë një arritje historike, të qytetarëve shqiptarë, arritje, e cila bëri të mundur që fëmijët e tyre të ulen në bankat e universiteteve sipas dëshirës së tyre në përputhje me performancën”- tha kryeministri.