Stadiumi i rilindur i lojërave me dorë në Tropojë

Kryeministri Edi Rama ka publikur mëngjesin e sotëm disa foto nga stadiumi i ri i lojërave me dorë në Tropojë. Kryeministri thekson se kjo reflekton ambicien e qeverisë për transferimin në funksion të çdo komuniteti. “Mirëmëngjes dhe me stadiumin e rilindur të lojrave me dorë në Tropojë, një hapësirë sportive e standardeve europiane, që reflekton ambicien tonë transformuese në funksion të çdo komuniteti, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.