Programi i ri i PS, një mashtrim që sjell jo pallate të paligjshme, por qytete e ekonomi të paligjshme

Në vend të programit politik, Edi Rama ka shpallur dje angazhimin për të mos i ulur pagat (!!!), bllokimin e reformave dhe nisjen e një fushate të shtrëngimit të rripit për të gjithë shqiptarët, si alternativën e tij elektorale. Dalja e parë publike për 2013-n s’e ka fshehur dot mashtrimin e radhës të një politikani që si program për nesër në qeveri, ka shndërrimin e pallatit të paligjshëm të gruas në qytete e pasuri të paligjshme për klientelën e tij
Më në fund Edi Rama u kthye “me sukses” në atdhe. Për t’ua bërë të ditur të gjithëve këtë, dje u kujdes vetë, qoftë me risinë e “konferencave në ‘twitter”, bashkë edhe me foton e shpërndarë kur luante në kompjuter, qoftë edhe me një konferencë shtypi të sajuar me gazetarë.
Ky ishte qëllimi i tij i vetëm, të na bënte të ditur se ishte kthyer në atdhe.
Se sa për të tjerat, ai foli shumë por nuk tha asgjë..., si gjithmonë.
Ose..., ose..., doli e foli për ato që “s’do të bëjë”...
Dhe një nga ato që ai “s’do të bënte”..., sigurish po të vijë në pushtet, ishte që “s’do të ulte pagat”. Sepse ai edhe mund të premtonte “se do ti ulte pagat”. Sa për ngritje pagash, nuk bëhet fjalë. Qëndrimi i deputetëve të PS-së, “kundër ngritjes së pagave”, sa herë ato janë propozuar e bërë realitet nga qeveria, janë dëshmia më e mirë e asaj që ai “nuk do të bëjë”, duke e konsideruar “të konsumuar” këtë pjesë me premtimin se “s’do ti ulë pagat”.
Në radhën e premtimeve që “s’do të bënte”..., sigurish po të vijë në pushtet, Edi Rama renditi dje edhe premtimin se “s’do të bëjë reforma”. Këtë premtim të sinqertë, e bëri për një arsye shumë të thjeshtë... Ai nuk di të bëjë reforma. Jo vetëm kaq, por me gjithë edhe pretendimin e “një mali me eksperiencë”, që pretendon se tashëm e ka, bllokimi i një sërë ligjesh të rëndësishme, jo vetëm si pjesë e reformave të rëndësishme, në drejtësi, administratë, kuvend, etj, por edhe si kushte për integrimin e vendit tonë në BE, ndërsa e denoncojnë Edi Ramën si “antireformator”, por edhe “antiintegrues”, për të mos thënë si jodashamirës ndaj Shqipërisë e shqiptarëve.
Ndër ato që Edi Rama mori përsipër dje që “s’do ti bënte”, dallonte një premtim i vetëm për atë që ai mori përsipër “të bëjë”. Ky premtim, as më shumë e as më pakë, lidhej me paralajmërimin e tij për nënshtrimin e një fushate të shtrëngimit të rripit”..., sigurish po të vijë në pushtet. Brenda sinqeritetit të këtij premtimi, falë “një mali me eksperiencë” që ai realisht ka në këtë drejtim, përballë këtij premtimi, ai ka të përkëdhelurit e tij, të cilët as më shumë e as më pak, janë klientela e bashkisë, të vetmit që nuk do të vuajnë këtë premtim të vetëm të sinqertë të Edi Ramës për “shtrëngim të rripit..., sigurish po të vijë në pushtet.
Në morinë e premtimeve e angazhimeve të djeshme të Edi Ramës, premtimi e angazhimi që “s’do të ulen pagat”, që “s’do të ketë reforma” e që “do t’i nënshtrohet një fushate të shtrëngimit të rripit”, janë mashtrimi i radhës së një politikani që si program për nesër në qeveri, ka shndërrimin e pallatit të paligjshëm të gruas në qytete e zahire të paligjshme për klientelën e tij. Për këtë..., sigurish po të vijë në pushtet, ai i ka marrë masat, që “jo si një aktor por si një artist vizual, do të organizojë (ashtu si ai di të bëjë më mirë), një hapësire dhe t’i vendos masat e ngjyrat (lexo: klientelën e bashkisë) në rolet e tyre”...