E Diel, 1 Nëntor 2026

Krim i rende ne familje burri vret gruan me thike

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e së dielës pranë doganës në Tiranë në rrugën “Berit Beker”, një 35 vjeçar ka vrarë gruan e tij.

Sipas Policisë, Isa Hysa ka vrarë bashkëshorten e tij Edlira Doci pasi e ka qëlluar disa herë me thikë.

Po sipas burimeve nga policia, mendohet se shkak është bërë një debat për arsye banale mes dy bashkëshortëve, sherr i cili ka përfunduar në mënyrë tragjike me vrasjen e 27 vjeçares.

Çifti Hysa kishin dy fëmijë një vajzë 7 vjeçare dhe një djalë 2 vjeçar, të cilët kanë qenë në shtëpi në momentin e vrasjes.

Mësohet se autori i krimit është larguar menjëherë nga vendngjarja duke marrë me vete edhe djalin e tij 2 vjeçar.

Ndërkohë që vajzën 7 vjeçare e kanë marrë familjarët e viktimës menjëherë pasi janë lajmëruar nga policia.

Nga dëshmitë e mbledhura nga policia mësohet se çifti Hysa prej kohësh kishin probleme xhelozie.

35 vjeçari Isa Hysa është shpallur në kërkim dhe policia është vënë në ndjeke të tij.

Policia e Tiranës ka nisur hetimet lidhur me motivet që çuan në këtë ngjarje të rëndë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›