E Shtunë, 31 Tetor 2026

Puna e deritanishme dhe projektet qe vijne pas 100 diteve Nga Lulzim Basha

Ne qender te veprimtarise se Bashkise se Tiranes ka qene eshte dhe do te mbetet nje bashki e hapur per qytetaret dhe kjo eshte reflektuar me se miri ne menyren e re te punes dhe perqasjes se re qe kemi adoptuar ndaj problemeve te qytetareve. Personalisht kam vazhduar takimet me qytetaret cdo te premte dhe kjo praktike po ndiqet nga te gjithe zyrtaret e larte te bashkise se Tiranes. Se shpejti nje grafik i pritjes se qytetareve nga te gjithe nivelet drejtuese te bashkise se Tiranes do te behet publik dhe perllogaris qe vetem nepermjet pritjes se drejtperdrejte nga nivelet drejtuese, bashkia e Tiranes do te mund te trajtoje kerkesat, problemet, shqetesimet e afro 700-800 qytetareve ne jave, pa llogaritur numrin e qytetareve te cilet priten dhe problemet e te cileve trajtohen nga drejtoria e Marredhenieve me Publikun, ku trajtohen kerkesat e 250-400 qytetare ne dite.

Ne themel te kesaj veprimtarie qendron bindja jone se e vetmja menyre per te trajtuar problemet e qytetareve te Tiranes me eficence dhe per t’i zgjidhur ato me sukses eshte duke i degjuar ata, se e vetmja menyre per te dhene lidershipin e duhur ne zgjidhjen e problematikave te akumuluara te qytetit tone, por edhe ne ekzekutimin e projekteve ambicioze qe kemi per qytetin e Tiranes, eshte duke degjuar qytetaret. Kjo eshte arsyeja se pse une vazhdoj t’i kushtoj kaq energji dhe kohe ketij komunikimi, dhe kerkoj te njejten gje nga bashkepunetoret e mi. Deri tani ky ka rezultuar nje bashkebisedim shume i frytshem dhe nje menyre me kembe ne toke, per te matur veprimtarine e institucioneve te ndryshme te bashkise, per te matur eficencen time personale si kryetar i bashkise por edhe te bashkepunetoreve te mi.

Hipotekat

Brenda ketyre 100 diteve, ndonese te penguar nga nje numer problematikash objektive, bashkepunetoret e mi arriten te bejne evidentimin e plote, te propozjne masat perkatese dhe te nisin zbatimin e nje premtimi tjeter madhor, ate te realizimit te hipotekave, te pazgjidhura ne qytetin e Tiranes. Sic edhe jeni informuar, faza e pare tashme ka perfunduar me dergimin prane institucioneve perkatese te te gjithe objekteve te pajisura me leje shfrytezimi dhe Brenda nje periudhe tre kater javore, me perfundimin e lejeve te shfrytezimit per te gjithe ato objekte, te cilat per shkak te burokracise dhe zvarritjeve ne Bashkine e Tiranes mbeten peng ketu ne Bashki, dhe faza e trete qe eshte edhe me problematikja eshte ne rrugen e drejte te zgjidhjes ne baze te mirekuptimit te vendosur me institucione te tjera perkatese dhe me te cilat po hartojme masat e duhura ligjore. Ndonese problemi po zgjidhet ne tre faza, ju garantoj se premtimi do te mbahet plotesisht, sic eshte mbajtur per 100 ditet e para duke hapur rrugen per hipotekimin e plote te gjithe apartamenteve te qytetareve te Tiranes qe i kane akoma te pahipotekuara, brenda afatit te premtuar.

Mbrojtja e Konsumatorit

Ne mbledhjen e fundit te Keshillit Bashkiak ne premtuam strukturen e Bashkise se Tiranes dhe ketu pa dyshim mund te ndalesh per nje kohe te gjate, por do te doja te ndalesha ne nje moment qe ka te beje po keshtu me nje premtim dhene qytetareve et Tiranes, mbrojtjen e tyre nga veprimtaria e paligjshme ne tregjet dhe njesite tregtare te kryeqytetit, mbrojtja e konsumatorit, nga mallrat pa cilesi, nga sherbimet pa cilesi, nga mungesa e kushtve higjeno-sanitare por edhe nga spekulimi me cmimet. Tashme do te kemi nje instrument te fuqishem dhe ky instrument eshte Agjencia per Mbrojtjen e Konsumatorit e cila do te kete detyre kryesore dhe te vetme, fokusimin ne mbrojtjen e qytetareve te Tiranes, ne mbrojtjen e konsumatoreve ne qytetin e Tiranes dhe do ta kryeje kete detyre, pa me te voglin hezitim duke zbatuar ligjin dhe duke i dhene cdokujt qe guxon te abuzoje me cmimet, cilesine, sigurine e produkteve qe u tregtohen qytetareve te Tiranes, ate qe u rezervon ligji. Kjo veprimtari eshte dhe do te mbetet ne fokusin e perditshem et qytetareve te Tiranes dhe ndaj vendosem qe ne kete Agjenci te dedikojme burime te mjaftueshme njerezore dhe financiare, ne menyre qe sherbimi te jete i plote dhe i shtrire ne te gjithe qytetin dhe perfitimet te ndihen tek qytetaret e Tiranes.

Plani Urbanistik

Ne nisem procesin e hartimit te Planit Urbanistik te Tiranes, te bindur se mungesa e ketij plani eshte ne themel te shume vendimeve te gabuara dhe problemeve me te cilat ballafaqohen sot qytetaret e Tiranes qe nga pragu i deres ku jetojne dhe deri ne sheshin qendror te qytetit. Edhe ne procesin e Planit Urbanistik te Tiranes, themelore eshte konsultimi, ne cdo nivel e hap te procesit dhe nepermjet nje konsultimi gjitheperfshires ne kemi realizuar sot hapat me te rendesishem ne drejtim te perfundimit te ketij plani, sic jane: Ekzaminimi i plote i punes, te dhenave, dokumentacionit te trasheguar dhe hartimi i planit te metodologjise ne mbeshtetje te konsulences nderkombetare si dhe vendimet e para strategjike te cilat do t’i hapin rruge hapave te tjere qe pa dyshim do te permbyllin brenda kohes se caktuar, objektin tone ambicioz, Tirana me nje plan urbanistik te plote Brenda majit te vitit qe vjen. Ne kete plan urbanistik do te respektohen ne menyre te plote dy parimet kryesore: respekti i plote per pronen private te qytetareve dhe fitimi i hapesirave te munguara e te cunguara publike, qe nga hapesirat e gjelbra, tek rruget me parametra europiane, hapesirat per kopshtet, shkollat dhe cerdhet anembane qytetit. Ne fokus te ketij plani nuk do te jene ndertuesit, por qytetaret dhe ndertuesit dhe bizneset e tjera do te shikojne se bashkia do te jete nje partnere luajale per te ndihmuar zhvillimin ekonomik dhe punesimin, si prioriteti yne numer nje por qe asnje cast nuk do te bjere pre e klientelizmit dhe e planifikimit jo transparent qe ka demtuar dhe vazhdon te gerryeje interesat e qytetareve te Tiranes. Pjese e ketij plani pa dyshim jane edhe nderhyrjet emergjente, ato te cilat te kerkuara prej kohesh, te munguara prej kohesh kane edhe impaktin me negativ ne jeten e perditshme te qytetareve te Tiranes, kembesore apo shofere, pronare automjetesh private apo perdorues te transportit publik. Nderhyrja me masive eshte pa dyshim, rehabilitimi i trafikut ne sheshin “Skenderbej”, deri ne gjetjen e zgjidhjeve perfundimtare te cilat do te mundesojne rrjedhjen e trafikut pa problem ne qender te qytetit dhe ne Unazat rrethore te tij e ne te njejten kohe dhenien e parametrave maksimale urbane si gjelberimi, clodhja dhe veprimtarite rikrijuese per qytetaret e Tiranes dhe Shqiperise, te cilet frekuentojne qytetin dhe hapesirat tona urbane, ne menyre te perditshme. Zgjidhja e ceshtjes se trafikut ne qender te Tiranes eshte pa dyshim nje kontribut qe ne japim jo vetem ne komfortin e perditshem te qytetareve te Tiranes por edhe ne ekonomine e qytetit si dhe ne ambientin e qytetit, qe ka vuajtur prej nje kohe te gjate vendimet e pa planifikuara te marra ne kete drejtim.

Zhvillimi ekonomik dhe punesimi

Pa dyshim, brenda 100-diteshit spikat vendosmeria jone per te realizuar objektivin numer nje dhe premtimin numer nje ndaj qytetareve te Tiranes, qe eshte zhvillimi ekonomik dhe punesimi. E kam thene dhe vazhdoj ta them se kjo eshte nje ceshtje themelore per mua e njekohesisht eshte nje ceshtje qe nuk mund te zgjidhet as brenda nje dite dhe as 100 diteve, por ajo qe mund te behet eshte qe te hidhen hapat e duhur ne drejtimin e duhur dhe duke bere kete ne do te ofrojme me shume mundesi per zhvillim ekonomik dhe punesim. Kjo eshte arsyeja se pse brenda nje kohe kaq te shkurter une futa ne planin e 100-diteve dhe realizova premtimin tone kryesor, ate te heqjes se 60 tarifave dhe taksave dhe reduktimin e barres fiskale ne qytetin e Tiranes. Ky nuk eshte nje premtim elektoral por eshte nje bindje e thelle se vetem nepermjet clirimit te qytetareve dhe bizneseve nga barra te pajustifikuara fiskale, nga taksa e tarifa te pajustifikuara, ne mund te arrijme nje partneritet te vertete mes bashkise se Tiranes dhe njesive te zhvillimit ekonomik te Tiranes, biznesit privat, qytetareve te Tiranes dhe se kjo eshte menyra e duhur per te ecur perpara me zhvillimin ekonomik te qytetit dhe krijimin e vendeve te lira te punes. Duke ecur gjithmone ne kete drejtim, edhe Tirana do te implementoje, ate qe duhet te kishte implementuar si e para, kontaktin e thjeshte, te lehte dhe te pakushtueshem me biznesin dhe me qytetaret, sherbimin me nje ndalese ndaj biznesit dhe qytetareve, proces i cili do te nise nga fillimi i vitit tjeter, pasi te perfundojme me Korporaten Nderkombetare Financiare marreveshjen e firmosur, e cila mundeson sherbimin me nje ndalese per te gjithe lejet dhe licencat ne qytetin e Tiranes, hap ky qe i ka kursyer tre bashkive, pak a shume sa 4 minibashki te Tiranes, Shkodres, Vlores dhe Durresit, 6 milione USD, shifer e barabarte kjo, apo e mjaftueshme per te punesuar 1200 qytetare, dhe qe do na kurseje ne, te pakten po kaq para. Jam i bindur se ky hap do te permiresoje edhe me shume klimen e biznesit ne qytetin e Tiranes dhe do te mundesoje clirimin e energjive financiare, per t’ua dedikuar ato punesimit te qytetareve te Tiranes, te rinj te saposhkolluar ne moshe, te papune, sepse ky eshte dhe mbetet preokupimi im kryesor.

Nxitja e Investimeve

Nxitja e biznesit dhe e investimeve dhe berja e Tiranes, qytetin me atraktiv per investimet eshte pjese e perditshme e punes sime. Ne kete kuader, ne kemi hedhur hapat e pare, per te planifikuar ndryshime ne strukturen normative te bashkise se Tiranes si dhe hapesira per investime te huaja dhe te vendit, qe nga nje Park i Ri Teknologjik, qe do te ofroje mundesi punesimi per te rinjte e sapodiplomuar si dhe mundesi per transferimin e njohurive, eksperiences, teknologjive nga jashte, ketu ne Tirane, por edhe ketu nga Tirana, vecanerisht ne industrite e reja sic jane teknologjia e informacionit ne tregun rajonal dhe evropian dhe do te ofroje po keshtu, nje nderlidhje me te mire te botes akademike qe trajnon te rinjte e Tiranes me boten e punedhenies, te punesimit, aktivitetit ekonomik dhe mireqenies. Per te ecur perpara me kete, ne duhet te hapim syte para realitetit qe ofron qyteti i Tiranes, nje realitet i cili duhet te kthehet ne nje potencial te jashtezakonshem te zhvillimit tone ekonomik.

Karta e Studentit

Tirana se shpejti do te kete 100 mije studente dhe me keta 100 mije studente, qyteti dhe qytetaret e Tirane, bashkia e Tiranes duhet te ndertoje nje marredhenie te forte, nje marredhenie e cila do i jape perfitimet e saj per cdo qytetar te Tiranes dhe ekonomine e qytetit tone. Hapi i pare qe po hedhim ne kete drejtim eshte Karta e Studentit, Karta Bashkiake e Studentit, per te cilen u nenshkrua javen e kaluar nje marreveshje me rektoret e 5 universiteteve publike te Tiranes dhe se shpejti do te hedh te njejtin hap me rektoret e universiteteve private. Ofrimi i sherbimeve falas dhe me tarifa te reduktuara nga institucionet bashkiake, shteterore, kulturore, regjistrimi i bizneseve te shumta, per te ofruar edhe ato sherbimet e tyre ne kete drejtim, jane hapa inkurajues qe do i japin jetes studentore ne Tirane, dhe cdo studenti ne vecanti lehtesira te medha ne jeten e perditshme. Te jeni te bindur se gjithe keto hapa jane po ashtu nje investim qe do i kthehet shumefish, qytetit te Tiranes, ekonomive familjare te Tiranes dhe qe do te reflektohet ne cilesine e jetes se cdo qytetari te Tiranes, prind studentesh, i aferm studentesh apo jo.

Decentralizimi

Ne keto 100 dite ne kemi ecur perpara edhe me hapa te tjere te rendesishem per te planifikuar te ardhmen tone, sic eshte platforma e decentralizimit e cila do u jape me shume kompetenca dhe mundesi kryetareve te 11 njesive vendore, duke ruajtur ne bashkine e Tiranes instrumentet e kontrollit, ne menyre qe keto kompetenca te perdoren ekskluzivisht dhe me eficence per te permiresuar jeten e banoreve ku ata jetojne, ne menyre qe qytetaret e Tiranes te mund te zgjidhin problemet e tyre sa me prane shtepise dhe jo te detyrohen qe per cdo problem te vogel te perplasen ne dyert e Bbashkise, ndonese bashkia do i kete keto dyer te hapura per ta.

Rruga drejt punesimit

Drejtoria e Punesimit qe u krijua me strukturen e re ne Bashkine e Tiranes do te kete si detyre kryesore hartimin e nje kuadri sa me eficent dhe konkret per punesimin e qytetareve te Tiranes dhe me kete kam parasysh evidentimin e vendeve te punes ketu ne Bashkine e Tiranes, komunat dhe bashkite perreth, evidentimin e krahut te lire te punes dhe specifikat e ketij krahu, ne cfare jane specializuar dhe cfare punesh mund te kryejne si dhe vendosjen e nje komunikimi te rregullt e te dobishem per biznesin dhe per ata qe kerkojne pune. Ky eshte hapi i pare, por bashkia e Tiranes, ne bashkepunim edhe me institucione te tjera, me sektorin privat, edhe me sektorin jofitimprures do te ofroje nje game te gjere kursesh kualifikimi dhe rikualifikimi, ne menyre qe cdo qytetar apo qytetare qe kerkon pune te gjeje tek bashkia e Tiranes nje mbeshtetes te forte te procesit te punemarrjes, punesimit, qofte nepermjet evidentimit te ofertes ne treg, qofte permes kualifikimit per kete oferte. Ne do te investojme vitin e ardhshem, te pakten 1 milion euro, per ta bere kete premtim realitet dhe kjo do te preke jo vetem studentet e sapodiplomuar port e gjithe qytetaret e Tiranes qe kerkojne te punesohen ne tregun e punes ne qytetin tone.

Bulevardi i Ri, Lumi i Tiranes, Tramvaji

Po keshtu, ndonese nuk e kishim futur ne premtimin tone afatshkurter, kemi perfunduar te gjithe punen parapergatitore per te hapur konkursin per bulevardin e ri te qytetit te Tiranes, nga Stacioni i Trenit deri tek Lumi i Tiranes si dhe per rehabilitimin e lumit te Tiranes nga Ura e Brarit tek Ura e Kamzes, per ndertimin e arteries, qe pastaj do ta lidhe kete veper te madhe te infrastruktures sone, me te madhen ne 80 vitet e fundit, me rezervuarin e Paskuqanit, per te ndertuar atje nje Park te Ri, nje mushkeri te re te qytetit tone.

Kemi perfunduar termat e references per Tramvajin e Tiranes dhe perkatesisht per dy drejtimet kryesore, Kinostudio-Kombinat dhe drejtimin veri-jug, ku do te perfshihet edhe arteria qe tashme do te projektohet nga hekurudhe ne rruge, per tramin, nga Stacioni aktual i Trenit, tek Stacioni i ri ne dalje te Tiranes, ne zonen e Laprakes. Kemi miratuar ne Keshillin Bashkiak dhe po nis projektimi i nje segmenti te rendesishem te Unazes se Madhe, nga Qendra “Kristal” tek Teknologjikja si dhe ndertimi i Nyjes se Doganes me dy nivele. Kemi derguar per financim dhe do te bashkepunojme me MPTT, per zgjerimin e rruges ekzistuese te Elbasanit dhe kthimin e saj ne parametra me te mire, per trafikun hyres dhe dales nga lindja e qytetit tone si dhe po pergatisim, ne bashkepunim me bankat europiane, termat e references per te ndertuar terminalin e ri te autobuseve te trenit dhe Tramit te qytetit te Tiranes. Keto prioritete dhe hartimi i buxhetit per vitin 2012, ku cdo qytetar duhet ta gjeje veten e vet, ne nje investim publik, qofte ky shtrimi i nje rruge apo rindertimi i nje kanalizimi apo ujesjellesi apo synimet e tjera sociale, permiresimi i infrastruktures shkollore, ndertimi dhe mirembajtja e cerdheve, jane prioritete te cilat do te udheheqin bashkine e Tiranes ne vazhdim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›