Vrasje ne Vlore mbetet 1 vdekur dhe plagosen 3 persona te tjere
Një vrasje me pistoletë ka ndodhur në Vlorë në lagjen “Isa Boletini”, si pasojë e së cilës ka mbetur i vdekur Rizvan Mataj, i moshës rreth 50 vjeç.
Sipas të dhënave të policisë, nga kjo ngjarje kanë mbetur të plagosur edhe tre persona të tjerë të cilët ishin bashkë me viktimën duke luajtur domino, në një prej bilardove të lagjes.
Tre te plagosurit, Zaim Celaj i moshës 33 vjeç, Arben Celaj i moshës 42 vjeç dhe Elidon Aliaj i moshës 57 vjeç, janë transportuar menjëherë për në spitalin rajonal të Vlorës, ndërsa sipas burimeve nga spitali, gjendja e tyre paraqitet jashtë rrezikut për jetën.
Sipas të dhënave të policisë, të plagosurit dhe viktima kanë debatuar me njëri-tjetrin deri sa sherri ka gjeneruar në fillim në përdorimin e mjeteve të forta dhe më pas, një nga të plagosurit ka nxjerrë pistoletën e tij dhe ka qëlluar mbi 50 vjeçarin.
Efektivët e Vlorës po hetojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.