E Shtunë, 31 Tetor 2026

Programi i ri i ndihmës, Trojka nesër në Greqi

Një raund i ri konsultimesh fillon nesër, me qëllim finalizimin e marrëveshjes së re të kredisë për Greqinë, dhe për programin e shkëmbimit të bonove greke me përfaqësues të pjesëmarrjes së sektorit privat, diskutime që parashikohet të përfundojnë në fillim të janarit.

Nesër në Athinë priten të mbërrijnë kreu i Trojkës Pooul Thomsen (FMN), Matthias Morse (Komisioni Evropian), Klaus Mazouch (BQE), Komisioneri i BE për Politikat Rajonale Johannes Hahn dhe kreu i "Task Force" Horst Raichenmpach.

Negociatat me kreditorët privatë vazhdojnë, për të reduktuar me 50% vlerën e obligacioneve.Sipas ministrit grek të financave, negociatat me Trojkën "për programin e ri, do të thonë masa, ndryshime strukturore dhe realizim i objektivave financiare."

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›