E Shtunë, 31 Tetor 2026

Progres raporti, Sequi propozon kapitull të veçantë për rolin e grave në media

TIRANE- Ambasadori i BE në Tiranë, Ettore Sequi është takuar me gratë gazetare në Shqipëri, ndërsa i ka kërkuar atyre të vazhdojnë punën e tyre me lajmet që në thelb kanë karakter transformues. Sic tha ai, transformimi është i lidhur me integrimin.

“Për juve është shumë e rëndësishme që jo vetëm të bëni me dije lajme, por është e rëndësishme që këto lajme të mund t’i trajtoni herë pas here, të shikoni se cilat janë zhvillimet e tyre. Është e rëndësishme për juve që të bëni të mundur transformimin, sepse në fund të fundit transformimi është i lidhur me integrimin. Është integrimi ai që merr zemër nga transformimi”, deklaroi ambasadori.

Gjatë këtij takimi Sequi lançoi një nismë të re, për përfshirjen e një kapitulli të veçantë në raport progresin e ardhshëm të BE për Shqipërinë, atë të rolit të grave në media.

“Do doja të përfitoja nga ky rast që të hidhja një iniciativë. Sic e dini ne çdo vit përgatisim raportin e progresit për Shqipërinë. Raporti i progresit nuk është gje tjetër veçse një skaner i situatës në Shqipëri. Me ndihmën tuaj do të doja të propozoja që në raportin e radhës të mund të shtonim një tjetër kapitull, i cili ka të bëjë me rolin e grave në media”, tha ai më tej.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›