E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarkozy: Nesë nuk fitoj si President, iki nga politika

FRANCË- Presidenti aktual i Francës, Nikolas Sarkozy gjatë një interviste televizive ka deklaruar se do të largohet nga politika nëse nuk rizgjidhet në këtë post në zgjedhjet presidenciale që mbahen në prill të këtij viti.

“Nëse nuk fitoj garën si President, largohem nga politika. Do përulem, do them pata një jetë të bukur politike”, citohet të ketë thënë ai.

Kandidati tjetër për postin e Presidentit është socialisti Francois Hollande. Sondazhet e vendosin Hollande gati 8% më lart se Sarkozy për raundin e 22 prillit.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›