8 Marsi, si u bë Dita Ndërkombëtare e Gruas?
TIRANE- Viti 1910 përkujtohet si viti kur u kremtua për herë të parë dita e 8 Marsit, sot e njohur si Dita Ndërkombëtare e Gruas.
Ishin të paktën 100 gra, përfaqësuese të një sërë vendesh europiane dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të mbledhura në Kopenhagen të Danimarkës nën kryesinë e Klara Cetkinit, që vendosen që çdo vit 8 Marsi, të përkujtohej si Dita Ndërkombëtare e Grave.
Kjo ditë u zgjodh në kujtim të 8 Marsit 1857, kur rrobalarëset e New York-ut u ngritën në protestë për të drejtat e tyre kundër shtypjes e shfrytëzimit të egër, që u bëhej në punë atyre dhe fëmijëve.
Për herë të parë 8 Marsi në Shqipëri u kremtua në vitin 1942 të shekullit të XX-të në grupe të vogla grash.
(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera Topalli: Nderojmë çdo grua shqiptare në 100 vjet Pavarësi Progres raporti, Sequi propozon kapitull të veçantë për rolin e grave në media