Mesi, një "përbindësh", pesë gola për historinë
GJERMANI- Nëse kishte ndonjë që nuk e kishte kuptuar, Barcelona ia ka përsëritur shtatë herë mesazhin: objektivi i saj këtë sezon është Champions League. Nëse në Spanjë Reali është duke dominuar kampionatin vendas, në Evropë, Barça tregon se mbetet ende skuadra për t'u mundur. Kampionët e kontinentit dhe të botës kanë mposhtur 7-1 Bajer Leverkusen në ndeshjen e kthimit, në një mbrëmje spektakolare që ka vetëm një emër: Lionel Mesi! Futbollisti më i mirë i planetit ka shënuar 5 herë në portën e gjermanëve, duke u futur kështu në histori. Argjentinasi ka shkuar që tani në kuotën e 11 golave sezonalë në Champions, ndërkohë që Barça ka të drejtë të ëndërrojë për një përsëritje të suksesit të vjetshëm në Londër.
NDESHJA
Ndeshja e mbrëmshme ka nisur me një Barcelonë të qetë, kjo edhe për shkak të fitores 3-1 në ndeshjen e parë. Robin Dut ka hedhur në fushë një formacion me skemën 4-2-3-1, me Derdiok e Kisling që duhet të mendonin për golat. E megjithatë, ky kujdes nuk e ndal dot Mesin, që në minutën e 25- të, falë një pasimi të Ksavit, shënon me një parabël të mrekullueshme, duke mposhtur portierin Leno. Para fundit të pjesës së parë, fituesi i "Topit të Artë" dyfishon shifrat, duke hyrë nga e djathta dhe duke goditur me një diagonale me të majtën. Në pjesën e dytë, Guardiola ka hequr Ksavin e Iniestën, por ndërkohë Mesi ka realizuar edhe golin e tretë, duke tmerruar Lenon. Një tjetër djalosh, Telo, nuk ka humbur kohë dhe ka shënuar golin e katërt, ndërsa Mesi realizon edhe golin e pestë, pa i dhënë kohë Bajerit as të marrë frymë. Sërish Telo e çon rezultatin në 6-0, ndërkohë që Mesi, me një goditje të bukur, shënon edhe golin e shtatë. Në fund, Belarabi ka realizuar një gol shumë të bukur, për rezultatin 7-1 final. Shtatë golat e mbrëmshëm kanë qenë edhe një mesazh për Guardiolën, që ende nuk ka firmosur rinovimin e kontratës. Madje, një pjesë e stadiumit e ka kërkuar me zë të lartë një gjë të tillë.
APOEL-LION
Në Nikozia, Apoeli heroik ka nxjerrë jashtë loje Lionin, duke fituar 4-3 me penallti, pasi 120 minutat përfunduar 1-0, ashtu si në Francë. Ndeshja e mbrëmshme ka dhuruar emocione të panumërta, me qipriotët që kanë bërë arritjen më të madhe në historinë e tyre futbollistike. Goli i Mandukës në minutën e 9- të, mbeti në fuqi deri te penalltitë, aty ku vendasit u treguan më të saktë. Lakazet dhe Bastos gabuan për Lionin, ndërsa heroi i qipriotëve ishte portieri Çiotis. Francezët largohen pa lënë shumë shenjë nga Champions edhe pse fitorja 1-0 në "Gerland", linte të kuptoje se do ta kishin një shëtitje ndeshjen e kthimit.
(ma.ar/GSH/BalkanWeb)