E Diel, 1 Nëntor 2026

Shijak, shuhet familja në një aksident tragjik

Makina me të cilën udhëtonin anëtarët e familje Keçi, ka përfunduar në një kanal me ujë, duke iu shkaktuar vdekjen katër personave që gjendeshin në brendësi të saj.

Ngjarja ndodhi në fshatin Gjepale fare pranë qytetit të Shijakut.

Ende nuk dihet ora e saktë e aksidentit, pasi viktimat janë parë sot në orët e para të mëngjesit nga banorë të zonës, të cilët kanë lajmëruar edhe policisë. Kërkimet vazhduan për disa orë, kur rreth orës 11:00 të ditës së sotme u gjet edhe 10-vjeçari, i fundit nga viktimat.

Policia bëri të ditur se nga aksidenti tragjik kanë humbur jetën shtetasit Baki Keçi, 42-vjeç, Mimoza, 39-vjeçe, bashkëshortja dhe dy djemtë Renaldo dhe Arbri Keçi, 14 dhe 10-vjeç. Viktimat udhëtonin me automjetin tip benz me targa të Durrësit, kur kanë përfunduar dhjetëra metra larg rrugës.

Policia sqaroi se shkaku kryesor i aksidentit dyshohet të ketë qenë moti i keq gjatë mbrëmjes së shkuar, me furtunë dhe shkreptima të shumta. Por një faktor tjetër u humbjes së jetës ka qenë edhe mungesa e ndihmës së parë, për shkak se ata nuk janë vënë re nga askush gjatë natës. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-10-14 11:20
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›