E Diel, 1 Nëntor 2026

Sherri në Gjykatën e Lezhës, 1 i vdekur, 3 të plagosur

Viktima është shtetasi Endri Pepaj, 30-vjeç, i cili është goditur me armë zjarri në kokë.

Burime zyrtare nga spitali i Lezhës thanë se 30-vjeçari ka mbërritur i vdekur në spital. Sipas të njëjtave burime, të plagosur janë Sokol Sejdia, Abren Nikpulaj, Alban Deda, 38-vjeç dhe Arben Marku, 38-vjeç. Njëri prej të plagosurve ka qenë kalimtar i rastit.

Konflikti ka ndodhur për shkak të procesi gjyqësor që po zhvillohej për çështje pronash. Një person i armatosur ka hyrë në gjykatë duke qëlluar kë ka gjetur përpara. Ende nuk dihet se si ky shtetas me armë ka hyrë në ambientet e Gjykatës, kur këto institucione ruhen nga policia.

Sherr me armë Gjykatën e Lezhës, 5 të plagosur
Lezhë (09:42)– Në Gjykatën e Lezhës sot është regjistruar një sherr masiv duke lënë pas disa të plagosur.

Konflikti ka shpërthyer për shkak të një çështje pronash. Në derën e gjykatës ka pasur të shtëna automatiku, çka ka detyruar policinë që të ndërhyjë për të shmangur vrasjen.

Deri më tani në spitalin e Lezhës kanë mbërritur pesë persona të plagosur, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë, ndërsa dy të tjerë janë ende të shtruar, ndërsa dy të fundit kanë plagë më të lehta.

Burime nga spitali i Lezhës bënë me dije se të plagosur kanë marrë plagë në trup nga plumbat. /Start/

                                                                                             2011-10-14 10:27
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›