E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulqizë, plagoset punëtori, e zë poshtë kazani me krom

BULQIZE-  Një punonjës është plagosur teksa po punonte në fabrikën e pasurimit të kromit në Bulqizë.

Sipas policisë Kadri Koçi ka qenë brenda në ambientet e fabrikës kur është zënë poshtë nga një pjesë e kazanit të një trajleri që shërbente për transportimin e sasisë së kromit.

54 vjecari ka marrë plagë të rënda, cka ka detyruar transportimin e tij drejt Tiranës me një helikopter.

Policia e cilëson ngjarjen e ndodhur rreth orës 15. 45 minuta të pasdites së sotme si aksidentale.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›