'Banda e Durrësit', kërcënohet Coli. Gjykata shton masat e sigurisë
TIRANË - Pas dy dëshmive të Adriatik Colit për bandën e Durrësit mësohet të jenë marrë mesazhe kërcënuese në adresë të tij. Policia ka shtuar masat e sigurisë në Gjykatën e Krimeve të Rënda, kur pritej dëshmia e radhës e dëshmitarit të penduar, që tashmë bashkëpunon me drejtësinë.
Ndryshe nga herët e tjera, sot në mëngjes forcat anti-eksploziv dhe kundër akteve terroriste, kanë kryer kontrolle për lëndë plasë duke përdorur edhe qentë nuhatës. E gjithë ndërtesa e Gjykatës së krimeve të rënda është kontrolluar para se të niste seanca.
Edhe pse nuk thuhet zyrtarisht, burimet bëjnë të ditur se janë bërë kërcënime ndaj ish pjesëtarit të bandës që tani po jep dëshminë e tij, kundër ish-shokëve.