Rama:Raporti, pasqyrë e krizës së qeverisë

Raport-progresi i Komisionit Europian është një pasqyrë reale e krizës të cilën po kalon vendi ynë i udhëhequr nga kryeministri Sali Berisha dhe vasali i tij Ilir Meta. Kryetari i partisë socialiste Edi Rama përmes një komunikimi me mediat, deklaroi se raporti konfirmoi qëndrimin e tyre se zgjedhjet e 28 qershorit ishin larg standarteve europiane. Në këtë kuadër ai përsëriti nevojën e një komisioni hetimor parlamentar për hetimin e zgjedhjeve. Sipas Ramës, raporti vë dukshëm në pah faktin se sistemi i drejtësisë ndodhet në një situatë alarmante dhe se korrupsioni nuk mund të hetohet nga kjo qeveri.Raport - progresi i Komisionit Europian është publikuar vetëm një ditë më parë.