E Shtunë, 31 Tetor 2026

Progres raporti reagojne forcat politike ne Prishtine

Qeveria e Kosovës mirëpriti lajmin për fillimin e dialogut për liberalizimin e vizave në fund të këtij viti. Kryeministri Hashim Thaçi shprehu vendosmërinë e Qeverisë së Kosovës që në një afat rekord të përmbushen të gjitha parakushtet për liberalizim të vizave. Megjithëse mangësitë që ka vërejtur progres raporti i Komisionit Europian, Thaçi ka thënë se ai vlerëson përkushtimin e Qeverisë.

“Qeveria e Kosovës mirëpret publikimin e Raportit të Progresit 2011 nga ana e Komisionit Evropian. Edhe pse në vitin 2011 jemi përballur me një proces elektoral që është pasuar me sfidën e konsolidimit të institucioneve shtetërore, Komisioni Europian ka vlerësuar se qeveria ka demonstruar përkushtim të fuqishëm ndaj procesit të integrimit europian”, tha Thaçi.

Por, Lidhja Demokratike e Kosovës e konsideron shqetësues raportin e Progresit për Kosovën,  i cili sipas kësaj partie, tregon qartë se vendi nuk ka arritur progres të rëndësishëm në asnjë fushë.

“Në bazë të këtyre rezultateve ka treguar qartë që ka menaxhuar shumë keq buxhetin e shtetit, është ekzekutiv që nuk ka mundur të funksionalizoj rendin dhe ligjin, e ka rritur shkallën e korrupsionit, krimit të organizuar dhe mbi të gjitha mungesën e vullnetit politik për t’i adresuar dhe luftuar këto dukuri”, tha Lutfi Haziri, Lidhja Demokratike e Kosovës.

Për më tepër, LDK dyshon që Qeveria Thaci të mund të bindë  Këshillin e Ministrave të BE-së që të marrë një vendim pozitiv sa i përket liberalizmit të vizave. Ndërsa për partinë tjetër opozitare - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës Raporti i Progresit, 2011, nuk është befasues dhe nxjerr në sipërfaqe problemet e shumta me të cilat përballet Kosova.

 
Sala Mustafa

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›