E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tevez ne telashe.Proces disiplinor nga M. City

Carlos Tevez përballet me pikëpyetje të mëdha në lidhje me të ardhmen e tij, pasi Manchester City ka bërë të ditur se do të nisë një proces disiplinor kundër sulmuesit argjentinas. Ky i fundit është përjashtuar përkohësisht nga trajneri Roberto Mancini, pasi refuzoi të futej në fushë si zëvendësues, kur skuadra e tij po mundej 2-0 në ndeshjen kundër Bajernit të Mynihut në Ligën e Kampioneve. 

Kjo gjë solli reagimin drastik të teknikut italian, i cili pas sfidës deklaroi se Tevez nuk bënte pjesë në planet e tij derisa ai të ishte trajner i Manchester City. Vetë lojtari, nëpërmjet zëdhënësit të tij ka mohuar gjithcka, duke thënë se nuk kishte refuzuar të futej në fushë, por se bëhet fjalë për një keqkuptim në përkthim. Por mbrojtja e Tevez nuk ka bindur klubin anglez, që pasi ka zbatuar kërkesën e Mancinit për ta përjashtuar, tani do të nisë dhe një proces disiplinor në dëm të sulmuesit.

Ai akuzohet se ka shkelur pikat e kontratës në lidhje me detyrimet ndaj skuadrës, ndërsa për këtë mund të ketë penalizime edhe në të ardhurat që përfiton nga klubi. Por, mund të shkojë edhe më keq, nëse Manchester City vendos të hakmerret, duke mos pranuar asnjë ofertë për futbollistin deri në fund të sezonit. Kjo do të thotë që vlera e kartonit të Tevez do të  ulej së tepërmi, në një kohë që sulmuesi I kombëtares argjentinase kërkohet nga skuadra të mëdha si Juventus apo Inter.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›