Berluskoni i drejtohet parlamentit para votebesimit

Kryeministri italian Silvio Berlusconi i kerkoi parlamentit ta lejoje te vazhdoje drejtimin e vendit. Ai foli nje dite para nje votimi kritik per te marre besimin e deputeteve.
Zoti Berlusconi tha sot se nuk ka alternative te besueshme ndaj qeverise se tij dhe se zgjedhjet e parakohshme nuk do te zgjidhin krizen financiare te Italise.
Kryeministri i Italise kerkoi votebesimin nga parlamenti pasi ligjvenesit bllokuan te marten procesin mbi nje dispozite lidhur me buxhetin. Ne ate seance mungonin shume ligjvenes te koalicionit qeverises.
Zoti Berlusconi e cilesoi kete frenim si nje rastesi por kritiket thone se ai pasqyron pakenaqesine ndaj udheheqjes qe kane treguar disa anetare te koalicionit te shumices.
Ne fjalimin e tij Kryeministri italian hodhi poshte kerkesat per doreheqjen e tij te bera nga opozita te cilen ai e akuzoi se nuk ka qellim tjeter pervec largimit te tij nga posti.