E Shtunë, 31 Tetor 2026

Projekt katërpalësh për protagonizëm global të Evropës

Kjo iniciativë ilustrohet në një letër të publikuar sot në “The Times”, të ministrit të Jashtëm italian, Xhulio Terzi dhe homologut të tij suedez, Karl Bildt.

Katër vendet, sqaronin ministrat, do të bashkëpunojnë për t'u besuar, duke nisur që tani dhe deri në pranverën e ardhshme, katër instituteve prestigjoze të studimeve ekonomiko-politike, më saktë Institutit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Itali, Institutit Polak për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Poloni, Institutit Royal Elcano në Spanjë dhe Institutit Suedez për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Suedi, mandatin e nevojshëm për të shqyrtuar dhe ekzaminuzar disa propozime që do të përgatisnin terrenin për një “Strategji Globale Evropiane”.

Medota e zgjedhur, theksonin ministrat, tregon qartë se si pluralizmi dhe inovacionet janë kriteret frymëzuese për një iniciativë të konsideruar mbi pjesëmarrjen demokratike, për përcaktimin e profilit të ardhshëm të Evropës që ka ende shumë për të ofruar, me një axhendë pozitive vlerash dhe interesash të përbashkëta.

“Iniciativa ka si synim edhe një politikë të Jashtme Evropiane më të aftë për të promovuar interesat e përbashkëta të grupit të 27 vendeve të bllokut, që do t'i paraprinte itinerarit të zhvillimeve, në vend që vetëm ta ndiqte atë”, theksonin Terzi dhe Bildt.

“Duam një Evropë gjithmonë e më të aftë për ta vërtetuar ndikimin e saj, për t'ju përgjigjur në kohë sfidave globale dhe për të mundësuar prevalimin e vlerave të saj për paqen, bashkëpunimin dhe sigurinë në një rend demokratik”, përfundonin ministrat./Start/

                                                                                             2012-08-15 13:29
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›