Kukës, pesë të plagosur në aksident

Burime zyrtare të policisë lokale bëjnë të ditur se, “ngjarja ka ndodhur rreth orës 13,30 minuta, kur nga përplasja e mjetit tip Golf me një furgonin, kanë mbetur të plagosur 5 persona që udhëtonin me të dy mjetet”.
Të njëjtat burime saktësojnë se të plagosurit janë Haki Gaxha, Jetmir Kurdina, Pëllumb Matmuja, Avni Bytyci dhe Verore Hamza. Tre prej tyre, kanë plagë të rënda dhe pas ndihmës së parë në spitalin civil të qytetit të Kukësit janë nisur me urgjencë në drejtim të Tiranës për ndërhyrje më të specializuar, ndërsa dy të plagosurit e tjerë janë në gjendje më të mirë në spitalin e Kukësit.
Ndërkohë, kanë nisur hetimet për shkaqet e kësaj përplasjeje të dy mjeteve dhe paraprakisht mendohet se ajo ka ndodhur për shkak të shpejtësisë tej normave të lejuara nga të dyja mjetet./Start/
2012-08-15 15:50