Projekt për ruajtjen e tre liqeneve Prespës, Ohrit dhe Shkodrës

Tre liqenet e Prespës, Ohrit dhe Shkodrës do tashmë janë pjesë e projektit në lidhje me ruajtjen dhe përdorimin e qëndrueshëm të Biodiversitetit të tyre. Falë një fondi prej 2.5 milion eurosh projekti GIZ financohet nga Ministria Federale për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Zhvillim e Gjermanisë. Ministri i Mjedisit , Fatmir Mediu u shpreh se ky projekt do të jetë një hap tjetër përpara, jo vetëm në zhvillimin e qëndrueshëm të zonave të mbrojtura
“Në këtë projekt kemi të njëjtën situatë bashkëpunimi si me vendet e tjera. Gjermani ndihmon në tre fusha : atë të ujit, energjisë dhe zhvillimit ekonomik. Fondet tona për dy vitet e ardhshme për Shqipërinë janë 5 milion euro , ku 2.5 milion euro janë vetëm për projektin Giz” theksoi Martin Marschke
Projekti rajonal "Ruajtja dhe Përdorimi i Qëndrueshëm i Biodiversitetit në tre liqenet e Prespës, Ohrit dhe Shkodrës" do të mbështesë jo vetëm Ministrinë e Mjedisit, Agjencinë Kombëtare të Mjedisit, por edhe njësitë e qeverisjes vendore, si dhe partnerët e tjerë lokalë.