Veratti: Nuk mund t`i thosha jo PSG-së

Marco Verratti ka thënë se oferta për transferim te Paris Saint-Germain ishte shumë e mirë për t`u refuzuar.
“Në jetë ju duhet të merrni vendime dhe ky propozim mund të mos kishte ardhur kurrë sërish, prandaj nuk mund t`i thosha jo PSG”.
“Fakti se ka italianë e bën më të lehtë për mua sa i takon gjuhës. Ancelotti është një prej trajnerëve më të mëdhenj në botë dhe jam shumë i lumtur t`i bashkohem skuadrës së tij dhe të punoj me të”, ka thënë Verratti për Sky Sport Italia.