E Diel, 1 Nëntor 2026

Idrizi: Mbështetja ndaj PD nuk është një çek i bardhë

Share

Kryetari i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, duke folur në Këshillin Kombëtar të kësaj partie, ka sulmuar marrëveshjen e arritur mes dy partive kryesore në vend për reformën zgjedhore. Idrizi deklaroi se nuk mund të ketë një reformë zgjedhore kur mbretërojnë vetëm dy parti.

Kreu i PDIU bëri një paralajmërim për PD, por edhe për partitë e tjera në opozitë së mbështetja e PDIU nuk është një çek i bardhë. Mbështetja jonë politike siç e kemi thënë, nuk është kurrë një çek i bardhë, por vetëm për projektin tonë integrues kombëtar, tha Idrizi.

Kreu i PDIU deklaroi sërish se ata kanë dorëzuar në Kuvend një rezolutë për çështjen çame, dhe në rast se ajo nuk miratohet, ai do largohet nga drejtimi i PDIU.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›