E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leja për tregtimin e armëve kushton 100 lekë

Share

Nëse ke letrat në rregull, i fut ato në një zarf dhe me një tarifë prej 100 lekësh bëhesh tregtar armësh në Shqipëri. Kështu raporton e përditshmja Shqip, që ka publikuar sot kriteret që duhen për të marrë licencën e tregtimit të armëve. Madje nëse kërkon licencën për të gjithë llojet e tregtisë së armëve e municioneve, me 10 mijë lekë je në rregull me shtetin për tre vjet.

Ndërsa zëvendësministri i Mbrojtjes, Arjan Starova, thotë në një intervistë për GSH se në ushtri pritet të ketë shkurtime për shkak se një gjë të tillë e kërkon NATO. Starova deklaroi se tregtia e armëve që bëjnë ata është e rregullt dhe monitorohet rreptësisht nga ndërkombëtarët. Sipas zëvendësministrit të Mbrojtjes, akuzat për përgjime politike janë një propagandë e PS. Ndërsa dorëheqjen e Ylli Zylës, shefit të Shërbimit Informativ të Ushtrisë, Starova e konsideron një veprim në përputhje me standardet më të larta morale dhe shtetërore. Sipas Starovës, Zyla dha dorëheqje që të sqarohej çështja.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›