E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vatikani kunder botes bekon vetem shqiptarin

8 heretiket me te famshem ne bote te denuar nga Selia e Shenjte dhe bekimi i shqiptarit te Blues Brothers edhe pse ky tallej me autoritetin e kishes

1 - John Lennon Beatles me te famshem se Krishtihellip..HEREZI

Ne vitin 1966 John Lennon deklaroi ne emer te grupit se Beatles jane me te famshem se vete Jezu Krishti. Sigurisht qe ky eshte nje krahasim figurativ por me sa duket Vatikani e mori seriozisht. Ne ate kohe grupi i famshem nga Liverpuli po bente nje fushate nderboterore kunder lufterave por Vatikanit nuk i mjaftonte kjo per ti quajtur njerez te mire. Papa i shkisheroi te gjithe anetaret e grupit dhe vetem ne vitin 2009 i ofroi John Lennonit falje dhe pendese. Falja u publikua ne te perditshmen vatikanase Osservatore Romano.

2 - Sinead OConnor gris fotografine e Papes

Ne fakt ajo po kendonte A la capella kengen War te Bob Marley kur e kapi frymezimi dhe nxori nje fotografi te Papa Gjon Palit. Me pas duke ulerire fjalet luftoni armikun e vertete ajo e grisi fotografine dhe filloi te qante me te madhe ne skene. Kjo ndodhi kur ajo po jepte nje koncert ne Rome. Disa dite me pas kengetarja irlandeze tha per revisten lsquoTIMES se vertet besoj se influenca e tyre mbytese po e ndan boten ne dysh dhe po shkakton shume trazira e luftera. Ata duhet ti ndale dikush dhe doktrina e tyre eshte shume e vjeter per te qene e vertete. Edhe tani pas njezet vjetesh Sinead OConnor eshte akoma e shkisheruar edhe pse ka hapur disa fondacione bamiresie per femijet ne nevoje. Por si hakmarrje ndaj kishes disa vite me pare ajo ishte zeri kryesor mbrojtes per femijet qe kane vuajtur abuzime nga prifterinjte perverse.


3 - Simpsons jane lsquoheretike dhe te shkisheruar

Filmat vizatimore me te ndjekur dhe me te famshem ne bote nuk mund ti shpetonin lsquosyrit te shenjte i cili me sa duket ka vendosur te dale kunder gjithe planetit. Ata kane gjetur herezi edhe tek kartonat e animuar aq te famshem dhe aq te dashur per femijet dhe jo vetem. Ne disa seri Homeri babai i familjes Simpson thoshte lutje para se te hanin buke. Kjo i pelqente kishes. Por ne disa seri te tjera ai hante mish te premteve madje shkoi disa here ne nje kishe protestante. Ky ishte kulmihellip.kisha nuk mund ta toleronte dhe sidomos urrente serine ku Homeri grindej me nje prift katolik. Kaq e pati edhe katolicizmi i Simpsonsvehellipata tani jane dhe me sa duket do te jene per nje kohe te gjate HERETIKEuml


4 - MADONAhellip.serish e serish lsquoHERETIKE

Mjafton vetem emri i saj per ta shpallur te shkisheruar. Por me sa duket princesha e Pop-it nuk behet shume merak per mendimin e Selise se Shenjte. Ne videon e saj lsquoLike A prayer ajo shfaqet duke pesuar lsquostigmata duke djegur kryqe madje duke kryqezuar veten e saj. Por herezia e saj nuk mbaron ketuhellipkengetarja eshte rritur si katolike dhe me pas nderroi besimin e saj duke u kthyer ne Kabbalah qe ne fakt eshte arsyeja me e forte pse kisha e shkisheroi. Ne vitin 2008 nje zedhenes i Vatikani deklaroi se Madona eshte nje njeri qe blasfemon dhe qe nuk ka vend ne gjirin e kishes . Por ajo duket se nuk u shqetesua pasi ne koncertin e saj ne Rome pershendeti Papen me kengen Like a Prayer dhe deklaroi se ajo e konsideron veten nje femije te devotshem te Zotit.

5 - Kisha mallkon lsquoTundimin e fundit te Krishtit

Ne vitin 1960 Nikos Kazanzaqis botoi librin e famshem lsquoTundimi i fundit i Krishtit. Kjo gje solli shkisherimin e tij nga Kisha Ortodokse Greke madje libri i tij hyri ne listen e librave te mallkuar dhe te ndaluar nga Vatikani. Surpriza ishte kur disa dekada me vone katoliku Martin Scorceze adaptoi librin per ta bere film. Kompania Paramount e cila ne fillim vendosi ta bente filmin e hodhi poshte projektin ne vitin 1983 pas kercenimeve dhe notave protestuese te kishes evangjeliste e cila pretendonte se libri dhe gjithashtu filmi perdhoste natyren hyjnore te Krishtit i cili ne liber thuhet se u martua me Maria Magdalenen. Por nje kompani qe nuk pyeste aspak per prapaniket dhe kercenimet ishte Universal Pictures e cila ne vitin 1987 miratoi projektin. Vatikani organizoi tubime madheshtore perpara zyrave te kompanise. Madje disa besimtare te pasur ofruan demshperblim per kostot e filmit vetem e vetem qe ai te mos behej. Por filmi u behellipdhe madje pati goxha sukses. Por nderkohe qe lsquoTundimi i fundit i Krishtit i beri te nxihen syte e Papes nje kolegu i tij Pasioni i Krishtit film i realizuar nga Mel Gibson pati nje sukses lsquohyjnor pasi Papa kur e pa aprovoi me koke. Keshtu u shpreh zedhenesi i Vatikanit vetem pak minuta pasi filmi u transmetua ne ekranet e Vatikanit. Pastaj nje ore me pas zedhenesi doli prape dhe e hodhi poshte ate qe tha vete duke thene se lsquoPapa nuk ben censure filmash.


6 - Dan Braunhellipbestselleri i mallkuar

Kur doli ne ekran lsquoKodi i DaVincit ne 2006 lideret katolike ne gjithe boten u bene thirrje besimtareve per bojkot dmth me pak fjale i urdheruan te mos e shihnin filmin. Por kur filluan xhirimet e lsquoEumlngjej dhe demone kisha u terbua. Regjisori Ron Hovard deklaroi se kisha kishte perdorur cdo mjet te mundshem per ti ndaluar xhirimet e atij qe quhej lsquotermeti i dyte. Kjo per shkak se lsquoEumlngjej dhe demone kishte permbajtje shume te forte rrenuese per Vatikanin. Kisha deklaroi se lsquonuk mund te lejoje xhirime brenda Vatikanit. Me pas deklaroi se ndalon xhirimet edhe ne vendet ku ka kisha katolike ne te gjithe Romen kjo ishte dicka e paparehellipne fund te fundit cte keqe ka nese behet nje film kunder kishes ne nje kohe kur kisha dhe besimtaret e saj e dine cfare eshte e verteta Ata nuk duhet te kene frike nga ndonje demaskim i mundshem pasi e dine qe kane te drejte.

7- Twilight - HEREZI

Vatikani duket se tani ka goxha pune per te berehellipduhet te pergjigjet per holokaustet per abuzimet me femijet nga ana e prifterinjve perverse te cilet po denoncohen nga te kater anet e globit. Por me sa duket kisha ka pune me te rendesishme per te bere. Per anen me te erret te saj ajo nuk jep pergjigje por vazhdon te lsquomallkoje. Viktima e radhes eshte filmi romantik me vampire TWILIGHT. Monsignior Franco Perazzolo drejtori i drejtorise kulturore te Pontifit Katolik ne Vatikan doli ne nje konference per shtyp dhe filloi villte vrer per filmin i cili sipas tij ka mitizuar dhe ka ngritur ne piedestal madje ka veshur me veti njerezore cka perben blasfemi nje specie e cila eshte e mallkuarhellipvampiret. Me pas ai e shpalli filmin te ndaluar e te mallkuar. Por me sa duket njerezit nuk eshte se e moren shume parasysh fjalen e tij. Vetem ne SHBA filmi nxori nje fitim prej 700 milione dollaresh.


8 - AVATAR HEREZI DHE DOKTRINEuml FALSE

Superhiti kolosal i krijuar nga James Cameron filmi aq i famshem AVATAR nga disa u kritikua per natyren kompjuterike te ekzagjeruar nga te tjere u pa si racist kunder ushtareve amerikane te cilet nuk kane faj por zbatojne vetem urdhra por te dyja krahet e pane filmin dhe pavaresisht te gjithave hellipu pelqeu shume. Por kishes jo. Ne nje raport ne Radio Vatikan thuhej se filmi eshte nje budallallek. Natyra nuk eshte nje force e shenjte qe na mbron por thjesht nje krijim i Zotit qe ne duhet ta mbrojme. Kjo eshte nje perpjekje qesharake per ta kthyer ekologjine ne fene e re te mijevjecarit te ri. Ai eshte nje film kompjuterik i cili nuk percjell asnje emocion njerezor - deklaroi drejtori kulturor i Vatikanit per filmin me te bukur te dhjetevjecarit.

9 - Belushi ia hodhi paq

Ne gjithe furine mallkuese te kishes shpeton vetem nje shqiptar i cili madje merr bekimet e kishes. The Blues Brothers pavaresisht talljeve te shumta me figurat e kishes ne disa nga filmat qe kane bere nuk mallkohen madje bekohen per shkak te motos se tyre Jemi femijet e zotit. Vatikani ka thene fjalet me te mira per John Belushin duke i ofruar paqe te perjetshme pas vdekjes. Ne fakt shkaku pse John Belushi filloi te kendonte ishte mbledhja e sadopak parave per te rikonstruktuar jetimoren e tij te vjeter. Me pas kjo perpjekje e vogel u shnderrua ne miliona dollare dhe grupi i famshem dhuroi rreth 90 te dollareve qe fitoi per bamiresi.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›