E Shtunë, 31 Tetor 2026

Projektbuxheti 2011 shqyrtohet më 25 mars

Nga Express më 15 mars 2011 në ora 14:00

Projektbuxheti për vitin 2011 do të shqyrtohet në lexim të parë tek në fund të këtij muaji, përkatësisht në seancën e paraparë për 25 mars. Kështu ka vendosur Kryesia e Kuvendit të Kosovës në mbledhjen e mbajtur të martën, me ç’rast ka vendosur që fillimisht raporti t’i shkojë Komisionit parlamentar për buxhet dhe financa.

Kryeparlamentari Jakup Krasniqi nuk ka dashur të flas për qëndrimin që mund të kenë partitë politike të përfaqësuara në Kuvend, sa i përket buxhetit, por ka thënë projektligji për buxhetin do të shtrohet për diskutim në seancë pas dhjetë ditësh.

“Cili është qëndrimi i partive politike unë nuk e di, por si Kryesi ne i kemi procedurat që i respektojmë, sot kemi marr vendim që raporti t’i shkojë Komisionit për Buxhet dhe Financa dhe pas 10 ditëve, do të thotë më 25 mars është seanca ku do të debatohet në leximin e parë për buxhetin e vitit 2011”, ka thënë Krasniqi.

Qeveria e Kosovës ka miratuar të premten projektbuxhetin për vitin 2011, në të cilin përfshihet edhe ngritja e pagave të shërbyesve civilë dhe kategorive tjera, ashtu siç ishin nënshkruar marrëveshjet para zgjedhjeve të 12 dhjetorit, ndërmjet kryeministrit Hashim Thaçi dhe përfaqësuesve të kategorive të ndryshme. (KosovaPress)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›